LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Salianji nga parcelat e drogës / Ja çfarë i thotë Edi Ramës

18 Tetor 2017, 16:16, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zgjedhur një formë të veçantë për të kritikuar dhe sulmuar kreun e qeverisë Edi Rama, për kriminalizimin dhe kanabizimin e vendit.

Me anë të një fotoje nga një parcelë droge, të cilën nuk dihet se në ç’vend dhe kur është bërë, Salianji i ka sulmuar Ramën duke e quajtur atë si kërcënim dhe rrezik kombëtar, i cili bërë që qytetarët shqiptarë të mësohen me bashkëjetesën me drogën dhe krimin.

“E vërteta e dokumentuar nga përgjimet italiane ishte e njohur për të gjithë shqiptarët. E dinin këtë punonjësit e policisë, të administratës, e kanë jetuar si ?normalitet? qytetarët në Vlorë dhe e jetojnë qytetarët kudo sot nëpër Shqipëri, që dëshmojnë detaje të drekave dhe darkave, e dinë shqiptarët në çdo cep të vendit se si mbillet, korret e shpërndahet drogë lirisht me ndihmên politike te Rilindjes dhe me shërbimin e shtetit.
Fatkeqësia më e madhe është që Rama bëri që të bashkëjetohej me këtë fakt si normalitet dhe u deshën organet e drejtësisë italiane të zgjojnë furtuna dhe reagime, që te provohej ajo qe u tha për katër vite me radhë.”, – shprehet Salianji.

Teksa akuzon Ramën për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës me kushërinjt e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe vetë këtë të fundit shprehet se: “Publikimi i dosjes gjyqësore në ngarkim të bandës së Habilaj-Tahiri-Rama i vë kapakun denoncimeve të përditshme të opozitës gjatë katër viteve dhe është fillimi i çmontimit te krimit. Duheshin përgjimet italiane që e vërteta e trafikut kriminal që udhëhiqet nga ish-Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, të kuptohet si gjëma që varros Shqipërinë.

Në këto kushte vihet në dyshim siguria kombëtare.

Kur Ministria e Mbrojtjes fik radarët, kur makina e Ministrit të Brendshëm përdoret për drogë, kur Habilajt kanë katër vite që trafikojnë dhe policia italiane jep sinjale dhe policia shqiptare nuk merr asnjë hap, kur ndërtohen pista dhe fluturojnë avionë me drogë, ku flitet se me makina policie bëhet transporti i drogës,çfarë ka mbetur akoma! Në këto kushte vetë kryeministri duhet të jetë nën mbikqyerje nga shërbimet inteligjente”, – shprehet Salianji teksa ngre pyetjen nëse duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare apo jo.

Në përmbyllje të deklaratës së tij, ai shprehet se “Dorëheqja e Ramës është hapi i parë për të hapur rrugën pêr hetim të plotë dhe tê pandikuar, doreheqja nuk shpagon dëmin dhe krimin!”. /CityNews

Lajmet e fundit nga