LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon deputeti i LSI: Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit

18 Tetor 2017, 11:51, Aktualitet CNA

Zëvendëskryetari dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar nëpërmjet postimi në rrjetet sociale ne lidhje me radarët e e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit të cilët sipas tij i komandonin trafikantët e pushtetit.

?Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar! Të gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin!?, shkruan Rama.

Më tej ai shprehet: ?Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit! Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s!?

Sipas Ramës për t’ju shërbyer trafikantëve, është cënuar rëndë siguria kombëtare, është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s n? hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë./CityNews

 

Lajmet e fundit nga