Itali/ Arrestohet çifti shqiptar për 2 Kg. kanabis
Karabinierët e Barit ushtruan kontroll në banesën e një çift...
Situata në Shqipëri është shumë e rëndë dhe kjo nuk është vetëm një arsyetim për avantazhe politike të një kategorie, apo humbje politike për një kategori tjetër. Të rinjtë duhet të lënë mënjanë moralizmat dhe përdorimin politik të tyre, por duhet të arsyetojnë me logjikë racionalë përballë kësaj situate shumë më të rëndë se sa duket në pamje të parë. Nuk dua t?i trajtojë ngjarjet e fundit duke vendosur në qendër të vëmendjes Tahirin, duke e fajësuar apo duke shfajësuar atë, sepse nuk jam gjykatës e as prokuror e nuk dua të marr përsipër angazhime të tilla, duke shpresuar se akoma ka në Shqipëri prokuror, punonjës policie apo gjykatës që besojnë tek drejtësia, tek Shteti i së Drejtës dhe janë të gatshëm të përballen me të keqen duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Përgjimet e publikuara nga gjykata Italiane dhe të bëra nga autoritetet italiane janë shumë më të rënda se sa po përcillen realisht në mediat këto ditë dhe po ashtu, për fat të keq, forca e Opozitës nuk duket në nivelin e duhur përballë këtij realiteti të rëndë. Nga përgjimet që janë publikuar në media dhe që i kam lexuar unë, jam trishtuar për disa nënvizime: Së pari, faktin se persona të tillë janë në gjendje të komandojnë strukturat shtetërore për interesat e tyre. Pra, ata, siç pretendohet kontrollojnë radarët duke i vënë në shërbimin të tyre. Çfarë është kjo?
Kjo është kapja e shtetit nga organizata mafioze të mirëfillta që përdorin potencialin e tyre ekonomik dhe jo vetëm, për të mbajtur struktura shtetërore në kundërshtim me ligjin në shërbimin e tyre. Çfarë ka tjetër të rëndë në këtë histori? Sovraniteti i Shtetit është i cenuar rëndë nga grupe kriminale? Nëse kontrollon radarët, atëherë ke cenuar integritetin territorial të Republikës dhe po ashtu edhe sovranitetin. Persona, pavarësisht se siç pretendohet radarët i kanë kontrolluar për fitime të paligjshme kriminale, kjo dëshmon dobësinë e institucioneve shtetërore për të ruajtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë. Mafia kundër shtetit? Mafia Brenda shtetit? Apo nuk ka mafie Shqipëria? Karakteristikat themelore të organizatave mafioze janë se ato kanë lidhje me territorin, e kontrollojnë territorin përmes lidhjeve dhe sponsorizimeve të bëra nga politika (sponsorizojnë politikan si individ, mbështesin forca politike apo koalicione për të fituar dhe më vonë për tu shërbyer me antishtet), kur fitimet e tyre janë të mëdha dhe të krahasueshme me buxhetin e një shtetit e kështu krijojnë atë që quhet shtet paralel dhe mbi të gjitha kur aktiviteti i tyre kalon kufijtë lokal dhe shtetëror. Nga përgjimet e fundit i kemi të gjitha karakteristikat për një definicion të tillë. Që pas ngjarjeve të 92-93 në Itali me ?Mani pulite? e ?Maxi processo?, këndvështrimet për fenomenet mafioze kanë ndryshuar.
Tashmë doktrinat e studimeve në këtë drejtim hedhin vëzhgime për fenomenet e mafias në shtet. Pra, në rastet kur organizatat mafioze nuk janë më të jashtë dhe në luftë me institucionet shtetërore, por kanë depërtuar përmes politikës dhe favorizimeve të bëra prej saj, dhe janë njësh me të. Në këtë rast format e inkriminimin janë përmes monopoleve politike, tenderëve politik, sponsorizimeve, mekanizmave të pastrimit të parave përmes sistemeve bankare dhe po ashtu trafiqet me prapavijë shtetëror e kryesisht për armë. Nuk e di në çfarë faze jemi në Shqipëri, por fakti i implikimit të politikës dhe vendosjes së aparateve shtetërore në shërbimin e tyre, më bën të trishtohem përballë këtij realiteti. Ky shkrim nuk ka për qëllim të sulmuar Tahirin, për ta denigruar atë ose për t?i bërë proces mediatik. Megjithatë, politika nuk është vetëm drejtësi, por është edhe moral ashtu siç e quan që në fillimet e demokracisë institucionale, Aristoteli. Në këto rrethana dhe në një vend demokratik Tahiri duhet të jap dorëheqjen nga imunitetit, shteti të bëj veprime urgjente përmes Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e radarit dhe për raste të tjera që nuk kemi informacione.
Çfarë më trishton tjetër? Në përgjime flitet për shuma të konsiderueshme parash që sipas tyre duhen për fushatë elektorale. Saimir Tahiri ka pasur rol kryesor në zgjedhjet e 25 Qershorit dhe nuk ka asnjë transparencë për fondet dhe paratë që janë përdorur në këtë Qark. Po ashtu dihet se blerja e votës ka qenë një fenomen masiv në këto zgjedhje. Në këto rrethana dhe me një arsyetim të thjeshtë, pushteti i ardhur nga Rama duket se ka sponsorizimeve nga organizata mafioze dhe kjo jo vetëm e deligjitimon, por hap rrugë të tjera për situata të ngjashme si ?tangtopoli? në Italia apo ?mani pulite?. Për këto arsye e argumente, Rama duhet të jap dorëheqjen pa pritur që të ketë një proces drejtësie, sepse tashmë s?ka moral politik për një qeverisje të ndershme e pro interesave të qytetarëve e në këto rrethana nuk ka arsyetim politik që të mbijetoj. Mundësi reflektimi të paktën për ne të rinjtë. Këtu e kam fjalën për juristë të rinj, për deputetë të rinj, profesionist të rinj.
Do i këshilloja në mënyrë shoqëror që të bëjnë kujdes me reagime emocionale apo partiake në shërbim të interesave personale apo privilegjeve politike, sepse njollosin karrierën e tyre dhe po ashtu modelin që të rinjtë duhet të ndjekin. Kam lexuar dy reagime të Spiro Palit që i dyti është kontrovers me të parin. Me vjen keq që një vajzë e re më një perspektivë krejt pozitive me të ardhmen, bëhet pjesë e kauzave politike që janë shumë më të mëdha se ajo e shumë më të rënda se sa të trajtohen, thjeshtë si çështje politike. Kemi të bëjmë më çështje që cenojnë në themel demokracinë, rendin kushtetues, sovranitetin, tërësinë territoriale dhe po ashtu edhe demokracinë. Të rinjtë të paktën nuk duhet të pajtohen qoftë edhe për interesa personale politike me nocione që turpërojnë koshiencën e çdo qytetari të lirë. Shpresoj që Saimir Tahiri të qartësoj në vazhdimin pozicionin e tij, sepse si i ri që është nuk do ja uroja që ai të identifikohet me fenomene që në Itali kanë marrë mijëra jetë njerëz që i kanë shërbyer Shtetit të së Drejtës e po ashtu edhe kauzave të lirisë. /CityNews
Karabinierët e Barit ushtruan kontroll në banesën e një çift...
Rreth 30 persona, punonjës në Policinë e Shtetit, për të cil...
Banorët e fshatit Fushë-Cidhen të Dibrës kanë protestuar për...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bern...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Policia e Raguzës në Sicili në një operacion blic me pjesëma...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet In...
Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet soci...
Policia Fierit ka arrestuar një shtetas të shpallur në kë...
Ish-aleati i Lulzim Bashës, kreu i Partisë Lëvizja e Legalit...
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masa...
Specialistët për Narkotikët godasin një tjetër rast prodhimi...
Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas dhe në bashkëpunim ...
Prej disa ditësh organet Ligjzbatuese italiane kanë ndërmarr...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetas...
Zëvendëskryetari dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka reagua...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe gomerët e fushës së K...
Gjatë fjalës së tij në tryezën e frontit opozitar, kryetari ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas shkarkimit pa m...
Pas mbarimit të tryezës së partive opozitare, kryetarja e LS...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...