LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi nga detyra i kryeredaktorit të BalkanWeb/ Reagon unioni i gazetarëve

18 Tetor 2017, 11:30, Aktualitet CNA

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas shkarkimit pa motivacion të kryeredaktorit të portalit ?BalkanWeb?, Tedi Blushi.

Blushi denoncoi presionin e drejtuesve të medias ku punonte duke pohuar se i kishin kërkuar të largohej menjëherë nga zyra ose ?do e tërhiqnin zvarrë me policë?.

Sipas deklaratës së Unionit të Gazetarëve, rasti i largimit nga detyra të kolegut Tedi Blushi zbulon realitetin tronditës të marrëdhënieve të punës në mediat e vendit.

Unioni gjithashtu thotë se ky rast dhe shumë të tjerë të raportuar herë pas here nga organizta jonë, kanë lidhje me realitetin tronditës të mediave të vendit.

UGSh i kërkon administratorit dhe drejtuesve vendimmarrës të medias në fjalë, të respektojë bazën ligjore të marrëdhënies së punës në raport me gazetarin, i cili përfaqëson profesionistin në komunitetin tonë.

Deklarata e plotë:

Rasti i më i fundit i largimit të gazetarit Tedi Blushi nga posti i Drejtorit të portalit Ballkanëeb.com pa u shoqëruar me motivacionin përkatës në çastin e komunikimit, tregon edhe një herë, se sistemi anarkik i marrëdhënieve të punës në skenën aktuale mediatike shqiptare, ka degraduar plotësisht. Ky rast dhe shumë të tjerë të raportuar herë pas here nga organizta jonë, kanë lidhje me realitetin tronditës të mediave të vendit. Largimi nga detyra i një k/redaktori/e nga një media e rëndësishme, pa asnjë lloj sqarimi/ njoftimi publik, është praktikë e rëndomtë në mediat shqiptare. Por pretendimi i kolegut Tedi Blushi për sjelljen e administratorit ndaj tij, flet edhe për kërcënimin e integritetit fizk të gazetarit në vendin e punës, aq më tepër që në rastin e kolegut Blushi bëhet fjalë për rol drejtuesi në strukturën redaktoriale. UGSh i kërkon administratorit dhe drejtuesve vendimmarrës të medias në fjalë, të respektojë bazën ligjore të marrëdhënies së punës në raport me gazetarin, i cili përfaqëson profesionistin në komunitetin tonë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon rastin në fjalë dhe shpeh solidaritetin me kolegun Tëdi Blushi duke i kërkuar administratorit të medias të shprehet për arsyen reale të largimit të kryeredaktorit nga detyra. UGSH i bashkohet deklaratës së kolegut në të cilë denoncohet censura që pronarë dhe administratorë të medias ushtrojnë mbi gazetarët.
UGSH bën me dije se në këtë fundjavë përmes një konference shtypi, do të bëjë të njohura të dhënat e një raporti për marrëdhëniet e punës, pagat e gazetarëve dhe konfliktet mes gazetarëve dhe punëdhënësve mediatikë në vend si dhe për injorimin e institucioneve ligjore ndaj këtij realiteti./ CityNews

Lajmet e fundit nga