LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-miku i Ramës tregon sesi u ble 2 herë Partia Socialiste

18 Tetor 2017, 16:33, Aktualitet CNA

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të përgjimeve të bandës së drogës, teksa shprehet se Ramës po i vjen fundi dhe do të largohet me turp.

Sipas Ngjelës, Rama nuk e fitoi Partinë Socialiste, por ai e bleu me paratë e fituara nga lejet e ndërtimit kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai thotë se kjo është blerja e dytë e partisë pasi fillimisht ajo ishte blerë nga Enver Hoxha prej Ibrahim Biçakut.

“Lamtumirë Rama!
Ike me turp nga kjo punë.
Dy herë është shitur partia që drejton sot Ramë ziu: një herë e bleu Enver Hoxha me paratë e Ibrahim Biçakut, në vitin 1941; dhe herën e dytë e bleu Edi Rama me leje ndërtimi, duke qënë kryetari më abuziv i bashkisë së kryeqytetit në të gjithë historinë e kësaj bashkie”, – shkruan Ngjela.

Avokati shprehet se implikimi i kabinetit të tij në krimin e organizuar po e çon atë drejt një fundi pa kthim.

“Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut.
Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013. Çfarë i duhej këtij kaqoli që të mashtronte perëndimorët, dhe të shkonte sa nga Stambolli në Moskë!”, – shprehet avokati teksa shton se perëndimi e ka kuptuar që Rama nuk mund të bëjë dot reforma. /CityNews

Lajmet e fundit nga