Aktualitet
Ironia e gazetares/ Qeveria mund të legalizojë dhe taksojë krimin
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Sonila Meço, ka reaguar për situatën e krijuar në vend nga droga dhe krimi.
E irrituar Meço është shprehur se krimi ka hyrë thellë në politikë, saqë mund të bëjë dhe legalizimin i fenomenit dhe vendosjen e taksës për të.
“Me problemet që nuk janë zgjidhur në këtë vend, ka vepruar logjika: le t’i legalizojmë, amnistojmë, pranojmë siç janë. Në fund i japim me konçension. Meqë as krimin nuk e kontrollojmë dot më, nuk është çudi që kjo qeveri ta legalizojë e t’i vendosë një taksë të mirë. Jo vetëm do qe cilësi konkuruese ndërkombëtare e prodhimit Made in Albania, por të paktën qeveria do pranonte atë që nuk e bën ende publikisht: është në dijeni të plotë të krimit e lidhjeve të tij, duke mos përfituar vetëm ajo. Por edhe interesi publik nëpërmjet të ardhurave më të larta nga taksat mbi krimin, që do bëjnë të panevojshme konçensionet që na hëngrën xhanin”, ka thënë Meço.
Në mbyllje të deklaratës së saj, gazetarja, nën ironi të theksuar është shprehur: “Poshtë krimi, rroftë krimi në vendin ku qeveria e kapur nuk shkulet më!” /CityNews
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...