LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati-Kotzias “burgosen” në Kretë për kufirin detar, çështjen çame dhe Ligjin e Luftës

18 Tetor 2017, 18:26, Aktualitet CNA

Ministri Ditmir Bushati dhe homlogu i tij grek Nikos Kotzias mund të takohen në Kretë në fillim të nëntorit. Burime nga Ministria e Jashtme greke thonë për Top Channel se takimi, një nismë e Kotzias ka për qëllim të jetë një raund bisedimesh intensive, deri në zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Sipas këtyre burimeve, takimi do mbahet në datat 10, 11 dhe 12 nëntor dhe me mundësi shtyrjeje deri në arritjen e marrëveshjes detare, për të cilën të njëjtat burime pretendojnë se ka dakordësi për termat juridike dhe mbetet vetëm negocimi teknik, përcaktimi i referimit të koordinatava se ku do të zbatohet parimi i vijës së mesit dhe se ku palët do të referojnë hapësirën e 12 miljeve detare.

Së dyti është çështja e piramidave tokësore dhe korigjimi në terren i vijës kufitare ku që prej 1913 nuk ka vijë kufitare zyrtare. Në bisedimet e Kretës pala greke pret zgjidhjen e çështjes së varrezave të të rënëve greke në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërsa pagesa e pullës apostile, kërkesë e vjetër e palës shqiptare, do të jetë po ashtu pjesë e axhendës, që siç është premtuar nga qeveria shqiptare do lehtësojë kostot për noterizimin e dokumentave të mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që duket se gëzon dhe miratimin e Athinës.

Listës pritet t?i bashkangjitet njohja e patentave shqiptare, ndërsa pala greke pret gjithashtu edhe marrëveshje të karakterit ekonomik.

Burimet thonë se shpesh këto para konvertohen me prona në ishuj ose qendra tregtare greke. Grekët presin firmosjen e një traktati të ri të miqësisë mes dy vendeve.

Burime konfindenciale i thanë Top Channel, se në traktat do gjejnë edhe zgjidhjen praktike për çështjen e ligjit të luftës, apo çështja e pronave të shqiptare në dy anët e kufirit.

Ajo çka ende nuk konfirmohet është nëse pjesë e ?menusë? në Kretë do të jetë ose jo çështja e çame, pasi pala greke ende qëndron e palëvizur në pozicionin e saj per të injoruar ekzistencën e saj.

Ajo çka burimet në Ministrinë e Jashtme greke i thanë Top Channel është fakti që pavarësisht dëshirës së mirë mes palëve për bisedime, Athina zyrtare shkon në Kretë jo shumë e bindur se mes dy vendeve do të ketë dakortësi.

Kjo për faktin se Athina nuk i beson mjaftueshëm qëndrimeve të kryeministrit Rama lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. /Gazetatema.net

Lajmet e fundit nga