LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burri përdhunon burrin në kabinë elektrike (video)

18 Tetor 2017, 15:23, Aktualitet CNA

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në një kabinë elektrike në qytetin e Prizrenit.

Sipas raportimeve vendase, mësohet se një mashkull me inicialet A.M. 27 vjeç, banues në Prizren, është përdhunuar nga një tjetër burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur në media.

Të njëjtat burime thonë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, dhe është denoncuar nga punëtorët e Shërbimit Emergjent në rrugën ?Tirana? në Prizren. Pavarësisht kësaj, mësohet se policia e quan si tentim përdhunimi.

Klan Kosova, është interesuar për ngjarjen në fjalë, dhe shprehet se mjekët që i kanë ofruar ndihmë 27-vjeçarit të dhunuar nuk ishin në punë, por kanë dhënë dëshminë para uniformave blu.

Për ngjarjen në fjalë, ka folur para kamerave një dëshmitare okulare, e cila tha se policia i ka nxjerrë nga kabina elektrike që të dy, por personi i dhunuar edhe pse ishte i veshur dukej se kishte vështirësi në të ecur.

Prindërit e të dhunuarit shprehen se djali i tyre ka probleme mendore. /CityNews

Lajmet e fundit nga