LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Kontrollin e radarëve Kodheli ua besoi trafikantëve

18 Tetor 2017, 10:32, Aktualitet CNA

Pas zbardhjes së përgjimit mes, Moisi Habilajt dhe dy trafikantëve të tjerë se në qendrën e kontrollit të radarëve kishte miq, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër në postimine tij në rrjetet sociale.

Berisha theksoi se me urdhër të Ramës, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u kishte besuar bandave të drogës qendrat e radarëve.

Mes të tjerash Berisha shprehet se e vetmja zgjidhje është rrëzimi i kryeministrit Rama./CityNews

 

Postimi i plotë i Berishës:

Qytetare, ky eshte narko-shteti!

Ne narko-shtetin e Norieges, sipas pergjimeve te partnereve italiane, per kontrollin e radareve te detit, me urdher te Norieges, ndrikull Kodheli ua kishte besuar narkobandave duke emeruar njerez te tyre ne qendren e radareve.

Vetem rrezimi i Norieges do te shpetoje shqiptaret nga narkoshteti i tij! Lexoni shkrimin e meposhtem. sb

?Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: Kam njeriun tim tek salla e radarëve në Durrës

10:31, 18/10/2017

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.
Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.
Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.
Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.?

Lajmet e fundit nga