LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bari/ Arrestohet narkotrafikanti shqiptar me 2. 3 Kg. kokainë

18 Tetor 2017, 12:09, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh organet Ligjzbatuese italiane kanë ndërmarrë një fushatë goditjesh kundra shqiptarëve  trafikantë dhe shpërndarës droge. Në kuadrin e kësaj fushate policia e Barit arrestoi 4 italianë dhe një shqiptar në momentin, kur ky i fundit po dorëzonte drogën te italianët.

Edison Ramë Hoxha 30 vjeç u arrestua, në mometin, kur po u dorëzonte italianëve 2 Kg. e 320 gramë kokainë të pastër. Njerit prej italianëve të arrestuar ju kapën në një zarf 21 800 euro, që do shërbenin si pagesë e pjesëshme për kokainën në fjalë./ CityNews

Nga Gjergj THANASI

Lajmet e fundit nga