LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e implikuar me drogën/ Saimir Tahiri në dorë të Uashingtonit

17 Tetor 2017, 19:42, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?360 Gradë? në Ora News, avokati i njohur Spartak Ngjela, ka folur rreth akuzave ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, që bënë bujë në mediat italiane dhe vë theksin tek fakti se ky është një ?domen? amerikan.

Ai nuk e ka konceptuar situatën aq të thjeshtë sa e paraqiti Tahiri në komunikatën për shtyp dhe e lë çështjen në dorë të Uashingtonit.

?Përgjimet janë në dorë të Uashingtonit. Po të jetë aq e thjeshtë sa mendon ministri, unë nuk besoj.  Ky është domen amerikan. Thoni kryeministrit të mos lëvizi. Kështu ka ndodhur edhe në Itali. Ka precedentë në politikën e madhe. A është viktimë, a është përgjim i vërtetë??, ka deklaruar Ngjela.

Në vijim të fjalës së tij avokati ka cituar fjalën e ministrit Xhafaj i cili e ka pohuar se policia ka qenë e implikuar në kanabis, duke nxjerrë jashtë skenës ish-ministrin Tahiri.

?Xhafaj ka deklaruar që Policia ka qenë e implikuar në kanabis. Ministri i kësaj qeveri e ka thënë kështu. Tahirin ky e ka spostuar nga qeveria pa thënë pse. Të gjitha këto krijojnë dyshime. Politikisht është kjo; e kanë me Tahirin apo me kryeministrin do ta shikojmë?, ka thënë Spartak Ngjela. /CityNews

Lajmet e fundit nga