LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi në Vlorë/ Përkrahje maksimale investimeve private

17 Tetor 2017, 12:01, Aktualitet CNA

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, gjatë vizitës në Vlorë ndaloi në disa biznese eksporti ne fushen e  bujqësisë.

Fillimisht ministri Peleshi vizitoi fabrikën e përpunimit të ullirit ?Vesat Musai. Vaji i ullirit i kësaj fabrike eksportohet në tregjet ndërkombëtare, i njohur jo  vetëm për cilësitë e ullinjve të kësaj zone, por edhe për faktin e teknologjisë dhe standarteve të larta me të cilat operon kjo fabrikë. Sot në qarkun e Vlorës ushtrojnë aktivitetin rreth 40 fabrika të përpunimit të vajit të ullirit.

Ministri është ndalur gjithashtu edhe në fabrikën e grumbullimit dhe përpunimit të bretkosave dhe prodhimeve të peshkut ?Vival? në zonën e Novoselës.

Kjo fabrikë e themeluar që në vitin 1994 ka një xhiro vjetore rreth 2 milion ?. Ky stabiliment modern ka punësuar rreth 60 punonjës, prej të cilëve 51 janë gra.Peleshi Vlore

Për ministrin Peleshi, shumë e rëndësishme është mbështjetja dhe angazhimi konkret i qeverisë në ndihmë të sekorit prodhues, përpunues dhe agro-përpunues.

?Do të çojmë fondet e buxhetit të shtetit, fondet e Ipard-it, të Bashkimit Evropian, që presim të hapen vitin tjetër, në të gjithë zinxhirin e vlerës, nga prodhuesit, agro-përpunuesit, por dhe ekonomitë e tjera jo buqësore të fshatrave, ajo që e quajmë  ndryshe edhe pjesë të zhvillimit tonë rural.?- tha Peleshi.

Gjithashtu ministri në fjalën e tij u shoreh se  ?Jam këtu me 4 zëvendësministrat dhe me ekipin që më shoqëron, pjesë e gjithë programit, dhe qeverisë në qarkun e Vlorës. Nuk kemi ne ndonjë meritë shumë të madhe për këtë që ka ndodhur sot këtu, dhe kështu që nuk jam për të marrë meritat e një investimi të tillë, përveçse të angazhohem që çdo gjë që këtij biznesi, apo biznesit në përgjithësi të përpunimit, do t?i duhet për të rritur standartin, për të rritur prodhimin, për të eksportuar më tepër, që do të thotë, për të sjellë më shumë të ardhura në ekonominë tonë, ne do te jemi të gatshëm ta bëjmë.?

Më tej z. Peleshi u ndal dhe në rolin e Agjencisë së Zhvillimit Rural, AZHBR, si pjesa kryesore e skemës kombëtare të mbështetjes në sektorin bujqësor.

?Do të mbështesin gjithë zinxhirin e vlerës, në mënyrë që subvencionet apo mbështjetja finaciare, apo fondet e garancisë përmes kreditimit të butë, të alokohen me zgjuarsi që të japin sa më shumë produkt.?

Në vijim të vizitës së tij ministri ka takuar dhe bashkëbiseduar me fermerë të ndryshëm nga zona e Novoselës. Ministri është njohur nga afër me shqetësimet dhe kërkesat që kanë këta fermerë duke iu premtuar zgjidhje. Axhenda e z. Peleshi ka përfunduar me takimin e krerëve të institucioneve të varësisë në Drejtorinë e Bujqësisë Vlorë./ CityNews

Lajmet e fundit nga