LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga ARTUR AJAZI/ Pse është e pabesueshme çdo fjali e Bashës

17 Tetor 2017, 13:29, Aktualitet CNA

Nuk e di përse më është ngulitur fort në memorjen time, një përgjigje e Ilir Metës gjatë një interviste në një prej televizioneve kombëtare një vit më parë, kur ai u pyet për  Bashën, duke deklaruar  se ?Lulin edhe kur e pyet për orën, ta thotë gabim?.  Fillimisht nuk e mora seriozisht, dhe mendova se ishte vetëm diçka e thënë rastësisht, nga ai që sot është bërë i pari vendit, për ?mikun? e tij të llogores qeverisëse.

Por koha kaloi dhe thënia e Ilirit për Lulin çuditërisht po bëhej aktuale, po bëhet realitet, pasi Luli në çdo nismë politike, në çdo takim me miqtë, të ftuarit, politikanët dhe gazetarët si brënda ashtu edhe jashtë vendit, nuk thoshte gjithmonë të drejtën, nuk shprehte gjithmonë të vërtetën, por thjesht gënjente dhe mashtronte në çdo gërmë, fjalë, e fjali. Duke mos kujtuar të kaluarat, kjo ndodhi së fundi edhe me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kur deklaronte me të madhe qysh në janar 2017 se ?kandidatët do të zgjidhen nga baza, kandidatët do të dalin nga propozimet e anëtarësisë?, dhe bëri të kundërtën. Të njëjtën gjë bëri me ?protestën? dhe ngritjen e çadrës së ?lirisë? kur deklaronte duke u çjerrë se ?nuk dalim nga kjo çadër pa ikur Edi Rama, pa u larguar kjo qeveri e krimit dhe trafiqeve, nuk futemi në zgjedhje pa votimin elektronik?, dhe veproi krejt ndryshe.

Doli nga çadra e ?lirisë? urtë e butë, gënjeu dhe mashtroi të gjithë ata hallexhinjtë që i ngopi me pica dhe sufllaqe, pranoi kushtet dhe ofertat e Ramës, madje me përulësi dhe jo krenari. Të njëjtën gjë Luli bëri edhe me ?ministrat teknikë? pasi kur pranoi ofertën e Ramës, pasi u kishte dhënë fjalën për ti bërë ministra nja 40 vetëve, dhe zgjodhi njerëz të marrë nga skutat  jashtë PD, gjithmonë sipas porosive. Të njëjtën gjë Luli bëri edhe me listat, duke gënjyer dhe mashtruar të gjithë ata, që me bindjen se ?kryetari thotë gjithnjë të vërtetën, se e ka seriozisht kësaj here? kishin besuar dhe kishin mbushur faqen on-line të PD me emra, mbiemra dhe numura telefoni nga propozimet e bazës.

Gjithçka  u rezultoi mashtrim, sepse Luli  listat i mbushi me porosirat e kunatit  dhe servilëve të tij, madje duke gënjyer edhe Berishën në disa raste. Zgjedhjet  afruan dhe fushata e Lulit, ishte sërish një gënjeshtër e madhe, tek ftonte ata pak ?demokratë?  të votonin për atë, për ?kryeministrin e ekonomisë dhe mirëqenies?, por humbja ishte edhe më e madhe se premtimet e tij. Luli do të vazhdonte ta thellonte  bindjen time, kur pas humbjes së mbi 230 mijë votave nga PD-ja, nuk pranoi  në asnjë moment të dorëhiqej nga posti ashtu siç bëhet në raste të tilla nga kasta e politikanëve seriozë, por vetëm u ?vetëngri? dhe u mbyll në zyrën e tij duke hartuar të tjera lista nga baza, listat e votuesve besnikë të tij.

Kjo pasi  fitoren atij ja dhanë vetëm ata që duke votuar mbi 4-5 herë në qendrat e votimit, së fundi u bënë gazi botës, duke ngritur barsaleta  me ?vota të lira?.  Zgjedhja e Lulit kryetar PD  me vota të dyshimta, dhe pranimi i kësaj farse si një ?proces i drejtë dhe i ndershëm? ishte një tjetër  damkë  e zezë dhe një tjetër rast për të forcuar bindjen time dhe të shumicës në PD se ai nuk është as bindës, dhe as serioz në deklaracionet e tij. Opozita e Lulit sot, po bën të pamundurën ti revoltojë shqiptarët me qeverinë e Ramës, por duket se është më shumë se një mision i pamundur.

Kjo pasi opozita e Lulit,  po e shndërron në qesharake  përpjekjen e PD, për të na ndarë  nga gjoja ?regjimi totalitar i Ramës?,  apo ?lufta për votën e lirë?, duke e bërë bajate  dhe keqpërdorur çdo nismë  të opozitës. Për të gjitha këto arsye, Luli  realisht  sot nuk është i besueshëm, nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën, madje edhe kur gënjen , dhe ky është një hall i madh për PD. Kjo pasi kjo parti, e drejtuar nga Luli po e humbet shansin e madh për të qenë pas 4 vitesh garuese serioze në zgjedhjet e përgjithshme, kur dihet se brënda dhe jashtë saj  tashmë ka nisur zyrtarisht lufta klanore dhe farefisnore, e fragmentuar në ?fraksione? nga e cila Luli ka shumë gjasa të mbetet në PD vetëm me 200 ?petritat? e tij.

Lajmet e fundit nga