LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin bërë tmerri i banorëve/ Arrestohen dy shtetas

17 Tetor 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve dhe ka shpallur në dy të tjerë, të cilët ishin shndërruar në ?tmerr? të dyqaneve dhe supermarketeve.

Këta shtetas akuzohen  si autorë të një sërë vjedhjesh në qytet. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasve K.Dh., 33 vjeç dhe A.P., 51 vjeç të dy banues në Elbasan.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit M.T., 36 vjeç banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Dokumentohen një sërë vjedhjesh të ndodhura në Elbasan.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasve:

K.Dh., 33 vjeç banues në Elbasan.

A.P., 51 vjeç banues në Elbasan.

Gjithashtu nga ana jonë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit M.T., 36 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tyre, u bë me urdhër të Prokurorit pasi më datë 11.10.2017 në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Lagjen ?5 Maji? në supermarketin e shtetasit R.B., 41 vjeç dyshohen të kenë vjedhur 16 shishe Uiski.

Gjithashtu gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, pasi shtetasit e lartpërmendur dyshohen të jenë autorë të këtyre ngjarjeve konkretisht:

Më datë 10.09.2017 gjatë natës në Lagjen ?Brigada 17 Sulmuese? dyshohen të kenë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit E.Ç., 35 vjeç banues në Elbasan dhe dyshohen të kenë marrë një sasi lekësh.

Më datë 22.09.2017 në Lagjen ?Skëndërbej? dyshohen të kenë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.M., 57 vjeç.

Më datë 12.10.2017 në Lagjen ?Emin Matraxhiu?, pranë banesës shtetasit A.L., 49 vjeç dyshohen ti kenë thyer xhamin e mjetit tip ?Benz? dhe dyshohen t?i kenë vjedhur kasetofonin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Vjedhja e kryer në bashkëpunim?, parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal./ CityNews

Lajmet e fundit nga