LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halimi: Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde kriminale

17 Tetor 2017, 10:53, Aktualitet CNA

Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Rregullores, deputeti i PD, Eduard Halimi deklaroi për gazetarët se duhet të miratohet një Kod Etik për pastrimin e parlamentit nga kodet kriminale.

?Nuk kanë çështje kodi, nuk ka çështje që ka të bëjë me ndëshkime. Deputeti nuk duhet të fshihet pas imunitetit. Deputeti që duhet të shkojë para drejtësisë, këto mekanizma nuk e çojnë para drejtësisë.?- tha Halimi.

Gjithashtu Halimi theksoi se sipas tij mjafton fakti që një deputet ka lidhje familjare me botën e krimit, janë njerëz të dënuar për trafik droge dhe ai duhet të largohet.

?Në realitetin që ndodhet sot Kuvend, duhet tu jepet zgjidhje. Ndaj duhet të jetë një institucion. Kodi i Etikës duhet të jetë një tërësi rregullash, që të pastrojë parlamentin nga persona të lidhur me krimin, por edhe për çështje të etikës. Maxhoranca e sotme ka fshehur të dhënat për deputetë që duhet të shkojnë para drejtësisë, siç janë edhe kërkesat për ekstradim nga Interpoli?, tha Halimi.

Kujtojmë këtu se mbledhja e sotme e Këshillit të Rregullores është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Eduard Halimi lëshoi akuza të forta për PS-në, ndërsa theksoi se Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde kriminale.

Ndër të tjera Halimi tha se ?Parlamenti sot ka në përbërje të tij deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetë që janë zgjedhur me paratë dhe suportin e krimit, deputetë që kanë lidhje familjare me krimin e organizuar, deputetë që kanë lidhje personale me kriminelë, deputetë që kanë përfituar tendera dhe koncesione personalisht apo nëpërmjet familjareve të tyre?./ CityNews

Lajmet e fundit nga