LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari Andi Bushati tregon pse Edi Rama braktisi Saimir Tahirin

17 Tetor 2017, 16:50, Aktualitet CNA

Analisti dhe gazetari i njohur, Andi Bushati, ishte i ftuar në studion e televizionit News 24, ku ka komentuar rreth aktualitetit politik, ku ish-ministri i Brendëshëm Saimir Tahiri, akuzohet se është pjesë e një bande të trafikimit ndërkombëtar të drogës, me në krye kushërinjt e tij.

Sipas Bushatit, dosja e publikuar nga autoritetet italiane, nuk asgjë tjetër pos se një vërtetim i akuzave të opozitës për përfshirje të Tahirit në krim.

Bushati shprehet se kryeministri Rama gjendet në vështirësi pasi një nga njerëzit më të afrët të tij, i etiketuar edhe si ministri më i suksesshëm i mandatit të parë qeverisësë, Saimir Tahiri, po del i përlyer. Ai i quajti si skandaloze përgjimet e publikuara, dhe sipas Bushatit, lëshoi nga dora ‘pataten’ e nxehtë, Saimir Tahiri.

?Opozita kërkon arrestimin e tij, prokurori nuk e ka pritur, kemi konfirmimin e të gjitha akuzave që ka bërë edhe opozita edhe akuzatori i tij i famshëm Dritan Zagani, pikërisht e kanë akuzuar për lidhje me klanin e Habiljave që mbështet trafikun e tyre të drogës. Problemi është shumë më i madh se i pari. Ne nuk dimë sa është fajtor por nga Italia ka ardhur indicie e qartë se akuzat ndaj Tahirit nuk paskan qenë prodhime të makinerisë së baltës dhe mediave të kazanit, po përdor kështu shprehjet e Ramës. Organet italiane ecin në një linjë me akuzat e opozitës dhe Rama sot e ka hedhur pataten e nxehtë nga duart, tha që unë nuk mbroj njeri. Teksti për Tahirin ishte i njëjtë si për Shpëtim Gjikën, tha e njoh prej kohësh por me të le të merret drejtësia? Kjo është shitje e shokut të armëve?,- u shpreh Bushati.

Lajmet e fundit nga