LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erion Veliaj sot më sharlatan se Ramiz Alia 30 vjet më parë

17 Tetor 2017, 13:35, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku i Tiranës në më pak se 30 ditë arriti të marri 3 cmime të ndryshe për arritjet e veta si kryetar bashkie. Cmimin e parë Dr. Erion Veliaj e mori nga OJQ-ja ?INFOCIP? për transparencën në shërbim të qytetarëve. Kjo OJQ na rezulton si një spin-off i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, pra një mashë e miliarderit cifuto-hungaro-amerikan Soros. OJQ-ja në fjalë paratë e taksapaguesve suedezë i kishte harxhuar ndër të tjera edhe për t?i dhënë një cmim të tillë Dr. Veliajt! I tërheqim vëmendjen lexuesit se të tilla fonde të harxhuara për cmime  butaforike alla Dr. Veliaj vendet miq i koniderojnë si para, fonde të dhëna për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Mesa duket Ambasada Suedeze në Tiranë po ndjek besnikërisht shembullin e Ambasadës Holandeze në Tiranë, e cila fondet e taksapaguesve holandezë nuk i harxhon për projekte, që shqetësojën këta të fundit si psh. azilkërkuesit, klandestinët dhe kriminelët e madje terroristët shqiptarë, por përgjithfarë projektesh, që amerikanët i quajnë ?Pork barrel projects?.

Cmimi i dytë brenda 30 ditëve ishte cmimi: I mirënjohjes për organizmin e Maratonës së Tiranës. Në këtë maratonë vrapoi edhe vetë Dr. Veliaj duke zënë një vend nderi ndër maratonistët. Asgjë e re edhe në këtë drejtim! Të moshuarit e mbajnë mend mirë, ndërsa të rinjtë mund ta kërkojnë në Google se si ?Timonieri i Madh? Mao Ce Dun thyente rekorde noti në Lumin Jance madje edhe në pleqëri të thellë. ?Timonieri i Madh? i Tiranës sot dhe nesër ndoshta i gjithë Shqipërisë, Dr. Veliaj mesa duket po aplikon suksesshëm përvojën e Revolucionit Kulturor Kinez të 40 vitëve të shkuara!

Cmimi i tretë iu dha Dr. Veliajt për  ?përsosmërinë në shërbime?. Ky cmim iu akordua Dr. Veliajt nga OJQ-ja  ?Abraham Lincoln Foundation of Albania?. KJo OJQ është në pronësi të Pamm Provost dhe Robb Provost, një cift pastorësh protestantë amerikanë, që nga fillimi i vitit 1997. Ky fondacion kryesisht ka organizuar kurse mësimi anglishteje dhe kompjuterash me pagesë, duke qenë i regjistruar në Shqipëri si organizatë jofitimprurëse. Robb Provost pronari i kësaj OJF-je për më tepër ka edhe ide të cuditshme. Ai fjala vjen e konsideron Shqipërinë si vend neo-otoma(Sic!). Për këtë kategorizim që z. Provost i bën Shqipërisë.

Na vjen shumë keq që kryebashkiaku i kryeqytetit të Shqipërisë për nga niveli i cmimeve, që mori këtë shtator 2017 është shumë më poshtë sesa niveli i diktatorit Ramiza Alia tre dekada më parë. Fiks 30 vjet e 30 ditë më parë Ramiza Alia në kohën, kur shqiptarët masivisht, sidomos në fshat po kalonin nga kequshqyerja në uri, arriti të blejë nga një OJQ meksikane një cmim prestigjoz për arritjet e shkëlqyera në ushqimin e popullatës. Avokati i famshëm meksikan Enrique Gama Munos, që ishte edhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Meksikë-Shqipëri, me rastin e hapjes së një ekspozite personale me foto nga Shqipëria i dorëzoi ambasadorit të atëhershëm komunist shqiptar cmimin në fjalë. Cmimi ishte akorduar nga një OJQ mjaft prestigjoze meksikane e quajtur Instituti i Studimeve Ekonomike dhe Sociale të Botës së Tretë. Kjo OJQ ishte themeluar nga ish presidenti i Meksikës Luis Echeveria Alvares. DR. Veliaj merr tre cmime në muaj nga gjithfarë ojëqirsash, pronarë OJQ-sh në Shqipëri, ndërsa diktatori Aliaj arrinte të blinte një cmim nga një OJQ e jashtme goxha prestigjoze nga Meksika e largët! Hane Sham, hane Bagdat thotë populli. Dikatori Alia e merrte cmimin nëpërmjet një OJQ-je meksikane të një ish presidenti të një vendi me popullsi, sipërfaqe dhe peshë ekonomike jo të vogël, ndërsa Dr. Veliaj i merr cmimet ose nga OJF, tipike ?spin off? të Sorosit ose nga OJF pronë pastorësh protestantë, komplet anonimë (jashtë fushës së ngushtë të fesë protestante). Është për të ardhur keq, që ?eminenca gri? e diktatorit Alia i ndjeri Sofokli Lazri një person sa inteligjent aq edhe diabolik ende të jetë pesë kate më lart se kryebashkiaku aktual i Tiranës përsa i përket agjit-propit (marëdhënieve me publikun). Vërtet për të ardhur keq! Lazri kishte bërë thjesht një ?ucilishte? sovjetike, ndërsa Dr. Veliaj sic deklaron edhe vetë ka marrë diplomën e bacelorit në SHBA dhe atë të masterit në UK! Sofo Lazri maksimumin e eksperiencës së jetës së vet e kishte pjesëmarrjen si partizan në Cetën e Bregut dhe si strehues në shtëpinë e vet në fshatin Vuno të komunistëve vrasës të toger Moretti-t, ndërsa eksperienca jetësore e DR. Veliajt, që në adoleshencë, shkon nga Tegusigalpa e Hondurasit në Buxhumbura të Burundit, nga Qendra Stefan te Pazari I Ri në Trinkomali të Ceilonit pra në 4 kontinente, përkatësisht Europë, Amerikë, Afrikë dhe Azi!

Modestisht do t?i sugjeronim kryebashkiakut Veliaj, që ta rrudhë ca dorën me këto cmimet e suksesit, që po merr. Në satirat e Kuinto Orazios, shkrimtarit të madh të antikitetit ndeshim shprehjen: Est modus in rebus, e cila mund të shqipërohet si: Gjella me kripë dhe kripa me karar. Dr. Veliaj me karar, me karar ju lutem me këto cmimet e sukseseve, që merr, se do të të shndërrohen në boomerang. Do të shndërrohesh në barsaletë në vend të realizosh një kurim të sukseshëm të imazhit publik. Jo më kot Dr. Gebelsi nja 80 vjet më parë i tërhiqte vërejtjen gazetës naziste ?Angrif? se po e kalonte masën me propagandë bajate e virulente anti cifute duke e bezdisur madje lexuesin arian. Me masë o i nderuari Dr. Veliaj, se shkodrëqnët i nxorrën barcaletë medalsjes së artë të ushqimit, që mori diktatori Alia: Po ai shtet që ka marrë medaljen e argjendtë me cfarë e ushqen popullin e vetë vallë, se ne të medaljes së arit bereqartvesën kemi tollonin mor ta marsha. Unë fuqimisht besoj se Dr. Veliajt do t?i bënte mirë më pak publicitet dhe cmime të arta për arritje fantastike, se në të kundërtën do të shndërrohet në barcaletë si ajo barcaleta shkodrane e fundit të viteve 80-të. Në shtëpi jemi 5 vetë: unë, gruaja, dy fëmjët dhe Rikard Larja. Dr. Veliaj duhet ta kuptojë, që kur një aktor i kalibrit ndërkombëtar si R. Larja iu lodh spektatorit shqiptar për shkak të pjesëmmarrjes në shumë, tepër filma, një aktor realisht amator, ndonëse i talentuar si kryebashkiaku Erion, rrezikon po ashtu të shndërrohet në barcaletë!

Dr. Erion Veliaj dhe Dr. Honoris Causa Vehbi Alimuca

Do t?i lutesha lexuesit të shikonte me vëmendje foton, ku kryebashkiaku Velaij merr cmimin nga z. Provost. Në pllakën e artë të cmimit shkruhet: Dr. Erion Veliaj. Sipas këtij cmimi z. Veliaj na qënka bërë edhe Doktor i Shkencave! Normalisht lindin pyetje të tilla si: Kur na qënka bërë Doktor Shkencash kryebashkiaku ynë?!?! Në cfarë lëmi të shkencës na paska doktoruar z. Veliaj?!?! Në CV-në zyrtare të kryebashkiakut Veliaj, të publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, shkruhet vetëm që: Është diplomuar në ?Grand Valley State University Michigan? dhe ka kryer studimet master pranë ?University of Sussex? në Mbretërinë e Bashkuar. A thua vallë z. Veliaj të jetë kaq modest apo larg qoftë jo transparent, saqë mos bëjë publike një arritje të re të tijën në fushën akadamiko-shkencore si atë të mbrojtjes së gradës Doktor i Shkencave?! Unë sinqerisht nuk besoj, që një ?batalion? nëpunësish të bashkisë, që kurojnë imazhin publik të z. Erion të kenë harruar të vënë në CV-në e tij zyrtare gradën e lakmuar të Doktorit të SHkencave!

Dy janë mundësitë: E para, z. Provost me qëllimin e lig për t?i lëpirë pjesën prapshtore poshtë kurrizore kryebashkiakut Veliaj ka vënë në pllakën e  artë të cmimit shkronjat Dr, gjë që gjithsesi duhej të refuzohej nga kryebashkiaku Veliaj, sepse automatikisht e shndërron cmimin në një copë teneqeje të larë në ar, por komplet të pa vlerë. E dyta, Kryebashkiaku Veliaj kërkon të mashtrojë opinionin publik shqiptar se gjoja është kokë e madhe jo vetëm në administrimin e kryeqytetit, por edhe në lëmin e shkencës. Personalisht unë mendoj se kjo prockë është bërë nga ojqirsi amerikan z. Provost pa dijeninë e z. Veliaj.

Unë shpresoj që kryebashkiaku i kryeqytetit të Atdheut tim të marrë masa të menjëhershme, se në të kundërtën shqiptarët do ngatërrojnë emrin Erion Veliaj me Vehbi Alimucën, batakciun famëmadh të firmave piramidale! Fiks 20 vjet më parë Alimuca bleu nga rektori zgjebarak i një universiteti shtetëror  rumun gradën shkencore ?Doctor Honoris causa? duke qenë vetëm me shkollë të mesme, shkollë të cilën madje e kishte mbaruar natën!  Me këtë cmimin e artë të akorduar nga z. Provost kam frikë se kryebashkiaku Veliaj përsa i përket marëdhënieve me publikun si të thuash i vuri vetullat e i nxorri sytë duke e ulur veten pa dashje te niveli i piramidalit Alimuca!/CityNews

GJERGJ THANASI

Lajmet e fundit nga