LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritan Zagani reagon pas konferencës së Saimir Tahirit/Të përçmoj, SUKSESE NE JETE

17 Tetor 2017, 17:11, Aktualitet CNA

Ish-oficeri i antidrogës që denoncoi Saimir Tahirin dhe lidhjet e tij me grupin e trafikantëve të Vlorës ka komentuar në faqen e tij në rrjetet sociale.

Zagani shkruan se ndodhet pranë tahirit në këto momente për gjithccka po publikohet në media. Më pas Zagani e akuzon për qëndrimet e mbajtuara Tahirin dhe akuzat që hodhi ndaj tij. Të përçmoj shkruan Xzagani sicc të përçmova kur ishe ministër i Brendshëm. Ai e mbull postimin e tij duke shkruat Suksese në jetë Saimir Tahiri.

Postimi i plotë i Zaganit:

Po lexoj gjithandej ne media qe kusho i Moisiut paska folur live mbi te “vertetat” qe pret te verifikohen nga drejtesia,( mire qe e di se nje dite drejtesia me apo pa deshire do ta beje punen e saje per kedo)…!

Po lexoj qe kusho i grades se 10 i Moisiut, Lolos dhe Artanit qe merret me bisnes fruta perimesh qenka ndjere shum keq para asaj qe sot lexojne per te ne shtyp e media familja e tije, djali i tije i pafajshem etj etj si keto fjali plot diplomaci qe Saja di me mire se une dhe se shum kush ti formuloje….dhe ka pak te drejte i ziu nga ana njerzore…dhe une do ti jap plotesisht te drejt ati per kete se jam njeri dhe e di cfare do te thote te perjetosh nje ndjenje te tille…ma beso Saje…e di shum mire se si ndjehesh ne keto momente…e di Saje sepse jam akoma me ate ndjenje qe ma bere dhurate ti me sejmenet e tu servil me pa te drejte…dhe e gjitha vetem e vetem qe keta kushot e 10- te qe na i shpalle kriminel te rendomte me ne fund, te ishin te lumtur dhe te lire ne bisnesin e tyre me “djersen” e ballit sic e thoje deri para ca kohesh ti…!

Ndaj une, te jesh i sigurt ne keto momente jam me ty dhe dhembjen tende si pjese e dyfishte Saje…si bashkevuajtes i ndjenjes kaq torturuese dhe si pergjimet tahiri 2njeri qe nuk ndjej kenaqesi nga vuajtja e dikujt…qoft ai qe vuan edhe ti Saje…po po ti…ti qe me megallomine tende diletante fryheshe ne intervista live duke u mburrur se me arrestimin tim ti po beje shtet…ti qe cfar nuk sajove me sejmenet e tu servil per mua nje polic i lodhur ne Fier…vetem e vetem qe te kenaqje keta qe sot mi quan kriminel…!

Pra nga ana njerzore te kuptoj dhe te besoj sa vuan…e di me mire se ti Saje…e di se isha prindi i tre vajzave te mitura Saje, qe te degjonin ty te denigroje publikisht babain e tyre…dhe shikonin live ne tv zgerdhimjen tende kur hidhje balte mbi babain e tyre…ndaj te besoj me shum se edhe ti beson ne ate çfar thua….!

Por une edhe pse ndjehem keq nga ajo ndjej sot te perçmoj Saje….ashtu siç perçmoja kur isha ne pune kushot e tu qe ishin trafikant te rendomte…( e ke degju intervisten e Artanit Saje..thoshte se nuk me adfrhesh dot mua kur isha ne pune…i dukesha mbret i portit ati hashashxhiut…dhe kish te drejte ai i ziu)…ndaj Saje une sot te uroj sa me pare qetesi per djalin tend te pafajshem….si dhe sa me pare drejtesi per ate qe meritojm sejcili ne kete bote.

SUKSESE NE JETE Sajmir Tahiri…dhe març me vete kedo qe eshte si ti…edhe kete qe te shiti de fokto….se de jure ka kohe qe ta ka fut..!

Lajmet e fundit nga