LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja italiane e drogës/Të gjitha akuzat për Saimir Tahirin

17 Tetor 2017, 18:22, Aktualitet CNA

Autoritetet Italiane publikuan ditën e sotme dosjen e plotë të kushërinjve të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në të cilën edhe ky i fundit përmendet disa herë.

Tahiri përmendet nga trafikantët se në një muaj ka fituar 5 milionë euro, por sikur të mos mjaftonte kjo, kushërinjtë Habilaj, shprehen në diskutim e sipër, se Saimir Tahirit i duhen 20 milionë euro për fushatën zgjedhore.

Ish-ministri i Brendshëm gjatë konferencës së sotme për shtyp pranoi komunikimin me Habilajt, dhe e justifikoi me faktin se ishin takuar dhe i kishte shitur makinën e tij, gjë që kishte ndodhur para 4 vitesh. Por për këtë ai fajësoi veten se përse nuk kishte kryer verifikimet e rastit para se t’ia shiste makinën.

Kujtojmë se me makinën e Tahirit, Habilajt u akuzuan nga PD se kanë transportuar sasi të konsiderueshme droge, ndërsa Tahiri nuk e kishte bërë kalimin e pronësisë nga ai tek blerësi, kjo ka krijuar lehtësi gjatë transportit të drogës.

Lulzim Basha, Monika kryemadhi, Petrit Vasili dhe eksponentë të politikës, akuzuan si Tahirin, si edhe kreun e qeverisë për dijeni dhe përfshirje në këto aktivitete kriminale.

Basha u shpreh se ndonëse në dosjen në fjalë flitet vetëm për Saimir Tahirin, sërish ai nuk mund të ketë bërë me kokën e tij, dhe patjetër Rama ka qenë në dijeni të këtij fakti. /CityNews

Më poshtë do të gjeni të gjitha akuzat dhe reagimet për Tahirin:

Bandat e drogës / Rama në dijeni për 20 milionë eurot e Saimir Tahirit

Dule: Rrënja e së keqes, vetë Rama

Së shpejti priten arrestime ministrash e deputetësh

LSI pranon ftesën e Bashës/Tahiri vetëm një hallkë e Ramës me krimin

Dritan Zagani reagon pas konferencës së Saimir Tahirit/Të përçmoj, SUKSESE NE JETE

Ish ministri i Ramës/ Të largohet kryeministri, socialistët të zgjedhin një tjetër

Gazetari Andi Bushati tregon pse Edi Rama braktisi Saimir Tahirin

Dosja e bandave të drogës/ Saimiri fiton 5 milionë euro në muaj, i duhen 20 milionë për fushatë

Dosja e trafikut të drogës/30 mijë euro Saimirit

Ja kush është kushëriri tjetër i Tahirit pjesë e bandës së Habilajve

Publikohet dosja e Habilajve/ Tahiri përmendet sërish

Dosja e Habilajve / Tahiri i donte paratë për fushatë

Tahiri akuza Veliajt dhe Xhafajt?!

Tahiri tregon ku gaboi me Habilajt

Reagon LSI/ Droga dhe krimi vepër e kryeministrit

Tahiri sulmon dhe akuzon Ilir Metën

Tahiri reagon pas akuzave / Të zbardhet deri në fund e vërteta

Revolta e ZGJIDHJES/ Rama të dorëhiqet, Tahiri të arrestohet

Tahiri dhe Rama të inkriminuar/ Ja apeli opozitës për Prokurorinë

Rama lëshon ish-ministrin e tij/ Të zbardhet e vërteta

Basha thirrje Prokurorit të Përgjithshëm

Problemi nuk është Saimir Tahiri

 

Lajmet e fundit nga