LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim/ Kultivonte drogë në oborrin e shtëpisë

17 Tetor 2017, 07:49, Aktualitet CNA

Një tjetër operacion natidrogë i4 koduar “Shpërndarësi” është finalizuar nga policia e Dibrës.

Gjatë këtij operacioni është arrestuar një 22-vjeçar, i shpallur në kërkim prej disa ditësh, i dyshuar si autor i kultivimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

Policia bën të ditur se ky shtetas kultivonte bimë narkotike dhe lëndën narkotike e shpërndante në doza të vogla në lokale nate e në ambjente përreth shkollave.

Mësohet se është sekuestruar  një sasi prej rreth 400 gram lëndë e thatë e dyshuar narkotike, si dhe nje bimë narkotike e kultivuar në oborrin e banesës.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme qesesh2 farmaceutike që përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike ne doza te vogla.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 10.10.2017, ku u kap dhe u ndalua gjatë ditës së djeshme nga efektivët e policisë Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 284, 283 të Kodit Penal./ CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga