LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lideri Katalonas nuk jep sqarime për pavarësinë/ Shtyhet afati

16 Tetor 2017, 08:25, Aktualitet CNA

Dita e sotme ishte afati i fundit nga Spanja për presidentin e rajonit autonom të Katalonjës, Carls Puigdemont, për të sqaruar qëllimet nëse ai ka shpallur pavarsinë apo jo. Por lideri katalonas në një letër drejtuar Madridit ka dështuar të japë sqarime pasi ai bëri thirrje për negociata gjatë dy muajve të ardhshëm.

Puigdemont shpalli pavarësinë javën e kaluar pas një referendumi të diskutueshëm, por menjëherë e pezulloi deklaratën për të lejuar të bëhen bisedimet.

Sipas BBC mendohet se Spanja do t?i ofrojë atij një afat të ri deri të enjten për të ndryshuar mendje, përpara se Madridi të miratojë sundimin e drejtëpërdrejtë./CityNews

Lajmet e fundit nga