Connect with Us

Kryeministri në panik e çoroditje totale

Aktualitet

Kryeministri në panik e çoroditje totale

Publikuar

-

“Keqardhje për  kryeministrin i cili në panik e çoroditje totale nga reagimi popullor, opozitar dhe i institucioneve financiare ndërkombëtare, lidhur me futjen e biznesit të vogël në TVSH, rreket të gjejë strehe tek statusi i një deputeti të tij”,kështu ka deklaruar kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha

Më tej ai u shpreh: “Marrezi të thuash se Opozita po i del në mbrojtje biznesit të madh duke propozuar kufirin e regjistrimit në 12 milionë lekë?! Pra, të nxjerrësh jashtë skemës së TVSH dhjetra mijëra biznese të vogla dhe t’u garantosh atyre një taksim të thjeshte e të ndershëm me kuota fikse e pa regjistrime kontabël të nderlikuara, qenka mbrojtje e oligarkeve? Sharlatanizëm!!”

Gjatë deklaratës së tij Basha kishte disa pyetje në lidhje me kryeministrin Rama: “Pse kryeministri dhe deputeti i tij pas gati 4 vitesh në pushtet paskan lejuar të mëdhenjtë të shtiren si të vegjel? Pse pas kaq e kaq fushatave gjoja anti-informalitet, shteti i kryeministrit  dhe deputetit të tij detyrohet të dorezohet para oligarkeve të vërtetë të cilët duan t’u rrëmbejnë të vegjëlve djersën, mundin dhe sakrificën në 21 vite jetë të ekzistences së TVSH?

Po FMN e lexon kryeministri dhe deputeti i tij? Po ekspertet e tij i degjon kryeministri  dhe deputeti i tij?”

“Kush ju pergjigjet pyetjeve të mesiperme e kupton qartë se i vetmi që mbron oligarket është kryeministri dhe deputeti i tij.

Lerini provokimet dhe uluni të diskutoni me biznesin e vogel, me shoqatat e konsumatoreve, me FMN, pse jo, edhe me opozitën. Propozimi ynë per rritjen e pragut të biznesit të vogel pa TVSH në 12 milionë lekë është zgjidhja për këtë situatë absurde të krijuar nga çmenduria”, shprehet Basha./ CityNews

Fjala e plotë e Bashës:

Tema kryesore e mbledhjes së grupit parlamentar ka qenë reforma zgjedhore. Zoti Bylykbashi ka paraqitur draft strategjinë e Partisë Demokratike e cila përmblidhet në një aksion politik, dekriminalizimi i zgjedhjeve.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe mbështetja totale për votën e emigrantëve si propozim i kahershëm i Partisë Demokratike. Po mbushen 8 vite që PD ka propozuar votën e emigrantëve.

Janë dy pra shtyllat kryesore të reformës zgjedhore: Dekriminalizimi i zgjedhjeve- vota e emigrantëve.

Çështja e dytë që kemi diskutuar me prioritet, ka qenë amendamenti që do t’i përcillet Kuvendit për financimin nga buxheti i shtetit të gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Çështja e tretë ka të bëjë me disa ligje të propozuara nga mazhoranca, që synojnë përkeqësimin e kontrollit të qeverisë në sektorin e noterëve publik në funksion të aleancës së krimit politik dhe roli që ka kupola politike në këtë bashkëpunim mafioz. Kemi diskutuar një sërë çështjesh të tjera, që do të trajtohen në komisione. Pra, puna në komisione do të vazhdojë dhe këtë javë dhe padyshim edhe qendrimet tona në këto komisione dhe në seancën plenare të javës së ardhshme, beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim- shtet, do të vazhdojë. Ne ju ftojmë edhe një herë të gjithë ju, mediat në veçanti, gazetarët e ndershëm dhe kurajozë shqiptarë të mos jepen para presionit të gjithanshëm që e dime, është i pranishëm në aktivitetin tuaj. Vetëm te enjten e kaluar një nga gazetarët kurajozë, Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit, persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t’i ushtruar presion politik policisë.Basha prononcim pas mbledhjes se grupit parlamentar

Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS . Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre. Beteja më jetike e shtetit shqiptar, për shoqërinë shqiptare, për familjet shqiptare dhe për shqiptarët e thjeshtë dhe të zakonshëm, është beteja për të larguar nga karriket e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet.

LEXO EDHE:  Tani në Opinion/ Basha: Nuk shkulemi nga çadra nëse nuk do ketë qeveri teknike

Së fundmi, do të doja t’i jepja një përgjigje për çoroditjen totale dhe panikun që e ka kapur për çështjen e TVSH. Në këtë çoroditje, çekuilibrim total, nuk e di se çfarë thotë. I referohet statusit të një deputeti që e ka çorientuar në fakt akoma dhe më keq. Pretendon që PD ndihmon oligarkët, duke propozuar çfarë? Që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës së TVSH. Ku është ndihma këtu për oligarkët?

Oligarkët po i ndihmon ai që në emër të oligarkisë dhe të interesave të tyre, dëshiron të zhvendosë barrën e TVSH-së tek ata që mezi mbajnë frymën gjallë, tek biznesi i vogël.

I kam bërë, dhe ia përsëris thirrjen, që të tregojë se sa kontribuojnë oligarkët të cilët rrinë me të nga mëngjesi në darkë, me të cilët ndan interesat në të gjithë sektorët jetikë të vendit. Sa kontribuojnë ata? Sa taksa paguajnë oligarkët shqiptarë në buxhetin e shtetit?

Nuk kam marrë përgjigje pse Edi Rama mbron dhe promovon interesat e këtyre oligarkëve, një grushti njerëzish të cilët kanë shtënë në dorë të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Propozimi ynë është i thjeshtë: biznes i vogël të konsiderohet çdo biznes nën nivelin 12 milionë lekë të reja xhiro në vit.

Biznesi i vogël të mos paguajë TVSH, por duke përfshirë biznesin nën fashën 12 milionë lekë do të rritet lufta kundër informalitetit, do të rritet formalizimi i ekonomisë.

Në qoftë se këta thonë që paska oligarkë të cilët maskohen në biznese të vogla, atëherë çfarë përgjegjësie mbajnë këta për dhjetra aksione të ashtuquajtura kundër informalitetit? A mund të na tregojnë cilat qenë rezultatet e këtyre aksioneve? Cilat qenë rezultatet e këtyre aksioneve dhe përgjegjësia e Edi Ramës si kryeministër për katër vite e kusur aksione, në qoftë se akoma pretendohet se oligarkët fshihen tek biznesi i vogël?

Në fakt, oligarkët nuk fshihen tek biznesi i vogël por fshihen tek paradhoma e kryeministrit, pse jo edhe në zyrat e tij dhe në rezidencat e tij të pushimit.

Lufta kundër informalitetit nuk bëhet duke goditur biznesin e vogël.

Le të pyesim, pse ekspertët e tij janë ngritur kundër futjes së TVSH tek biznesi i vogël?! Pse FMN është shprehur kundër futjes së TVSH-së tek biznesi i vogël?!

E mirëpresim një ballafaqim të argumentave, si opozitë. Pse jo, të ftojmë të gjithë aktorët, edhe biznesin e vogël, edhe institucionet ndërkombëtare, FMN, edhe ekspertët e ndryshëm që vijnë nga bota akademike, disa prej tyre shumë afër në mendime me Partinë Socialiste, dhe të ndajmë shapin nga sheqeri.

Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së nuk do të ndihmojë formalizimin e ekonomisë, do të rrisë çmimet, do të shkatërrojë vendet e punës duke mbyllur biznesin e voël dhe do ti bëjë favore vetëm një grushti oligarkësh duke i bërë ata totalisht të pakonkurueshëm në tregun e konsumit të mallrave, nga bizneset e vogla që operojnë sot anembanë vendit.

Prandaj thirrja ime është të heqë dorë nga retorika, të pranojë propozimin e opozitës i cili shumë shpejt do të materializohet dhe të heqë dorë nga çoroditja dhe paniku që e ka kapur nga një front i bashkuar qytetarësh, konsumtatorësh, biznesi i vogël, opozita, institucione ndërkombëtare monetare si FMN dhe ekspertët të cilët njëzëri kërkojnë me të drejtë që biznesi i vogël të mos futet në skemën e TVSH-së, sepse në këtë mënyrë do të rriten çmimet, do të shkatërrohen vendet e punës dhe vetë arka e shtetit nuk do të fitojë por do të humbë të ardhura.

Pyetje: A mund të na thoni diçka mbi dekriminalizimin e zgjedhjeve, se jemi të paqartë?

Basha: Jeni të paqartë sepse procesi është në nisje, ne kemi propozimet tona dhe këto propozime do të pasurohen edhe përmes konsultimit brenda vetë demokratëve, me aleatët tanë politikë dhe me të gjithë faktorët shoqërorë që duan ti japin fund shitblerjes së votës, dhunimit të votës dhe bashkëpunimit midis kriminelëve dhe politikanëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Drejtori i DASH në Tiranë takim me Ramën, Kryemadhin dhe Ruçin, s’takon Metën

LEXO EDHE:  Rama lëviz “gurin” e fundit që Basha të dalë nga çadra/ Do të bindet kreu demokrat?  

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Publikuar

-

Nga

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë zëvendësdrejtorëve dhe drejtorit të zyrës ndërlidhëse të Pekinit në Hong Kong.

Personi me profilin më të lartë mes të sanksionuarve është ish sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross.

Përveç kësaj, Kina tha se do të vinte në shënjestër edhe Kryetaren e Komisionit të Rishikimit Ekonomik dhe të Sigurisë SHBA-Kinë Carolyn Bartholomew, ish-drejtorin e stafit të Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën Jonathan Stivers, DoYun Kim nga Instituti Demokrat Kombëtar, nëndrejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Adam King, dretoreshën e organizatës Human Rights për Kinën Sophie Richardson dhe Këshillin Demokratik të Hong Kongut.

“Veprimet e ndërmarra nga SHBA shkelin rëndës ligjin ndërkombëtar dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhynë seriozisht në punët e brendshme të Kinës. Kina i kundërshton fuqishëm këto veprime dhe i dënon ashpër ato, ”thuhet në një deklaratë të Pekinit.

“Punët e Hong Kongut janë çështje të brendshme të Kinës. Çdo përpjekje nga lojtarë të jashtëm për të ndërhyrë në punët e Hong Kongut përbën një pengesë të qartë, “thuhet më tej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Halli i Lulit me Jozefina Topallin

“Më duhet të them se kjo është thjesht zhurmë dhe shpërqendrim. Ne kemi punë për të bërë dhe këto sanksione nuk do të na e heqin vëmendjen aspak nga kryerja e detyrës sonë”, tha zonja Richardson. “Uroj që qeveria kineze të përqendrojë energjitë e saj në dhënien fund të krimeve kundër njerëzimit të kryera kundër ujgurëve dhe krimeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut “.

LEXO EDHE:  Halli i Lulit me Jozefina Topallin

“Të jem e sinqertë, jam shumë më e shqetësuar për statusin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në të gjithë Kinën. Kjo është ajo që ka rëndësi”, tha drejtoresha e organizatës Human Rights për Kinën.

Përveç sanksionimit të zyrtarëve kinezë, Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim kohët e fundit për kompanitë amerikane lidhur me rrezikun e veprimtarisë së tyre në Hong Kong.

Sanksionet janë të parat që ndërmerren nga Kina sipas një ligji të miratuar në qershor dhe vijnë vetëm disa ditë para se Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman shkon për një vizitë në Kinë./voa

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim, i refuzohet kërkesa për t’u mbrojtur në liri

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri.

Sipas raportimeve, ka qenë gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou që ka marrë vendimin duke e lënë sërish pas 9 muajsh në burg Thaçin.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

LEXO EDHE:  Aleati i PD paralajmëron bashkëqeverisjen Rama-Basha?!/Ja mesazhi

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit.

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezantuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

LEXO TE PLOTE