LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari tregon bandat që kontrollojnë jugun e Shqipërisë

16 Tetor 2017, 20:28, Aktualitet CNA

Situata kriminale në vend sa vjen e bëhet më e egër, por njëkohësisht edhe dalin zbuluar shumë prej bandave që kontrollojnë vendin.

I ftuar në emsionin ‘Studio e hapur’ në News 24, gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka zbuluar të vërteta të dhimbshme nga realiteti kriminal në vend.

Ai tregoi me emra bandat që kontrollojnë jugun e vendit. Sipas tij janë 5 banda të strukturuara që kontrollojnë këtë pjesë, me drejtues nga Skrapari, Vlora, Tepelena, Mallakastra dhe Gjirokastra, ndërsa e rrjeshtoi rastin e kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në këto grupe.

?Kreu i grupit kriminal është nga zona e Skraparit, Vlorë, Tepelenë, Mallakastër dhe Gjirokastër, ndryshe quhet dhe grupi i ?Rrjedhës së Poshtme të Vjosës? ose ?Labëria?. Janë 5 grupe që kordinojnë veprimet dhe këtu bën pjesë rasti i Habilajt?, – deklaroi Hoxha. /CityNews

Lajmet e fundit nga