Connect with Us

Fillimi i vitit të ri akademik / Ligji i Ramës dhe i ndrikull Nikollës, lë pa shkollë mijëra të rinj

Aktualitet

Fillimi i vitit të ri akademik / Ligji i Ramës dhe i ndrikull Nikollës, lë pa shkollë mijëra të rinj

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një komenti në rrejtet sociale, ka komentuar fillimin e vitit të ri akademik, ndërsa sulmon qeverinë përReformën në Arsim.

Sipas Berishës, studentët po përballen në ditën e parë të tyre të universitet me tarifa 3 herë më të larta se ato të vitit 2013, kohë kur në qeveri ishte e djathta.

“Sot universitetet hapen dyert, por me tarifa 3 here me te larta se ne 2013 dhe 20 mije pranime me pak!
Por pervec ketij urimi, shpreh dhe keqardhjen per te gjithe ata mijra studente, rreth 20 mije krahasuar me vitin 2013, te cileve qeveria, me ligjin e arsimit te larte, ligjin klientelist, iu mbylli dyert e fakulteteve te vendit. Sikunder denoncoj faktin e rritjes me tre here te tarifave te regjistrimit te studenteve ne universitetet krahasuar me vitin 2013!“, – shkruan Berisha, teksa u uron studentëve një vit të suksesshëm.

Sipas ish-kryeministrit, ligji i arsimit të lartë është një dizastër dhe i mbyll dyert shtresës së varfër të shoqërisë.

LEXO EDHE:  "Mos dëgjoni këta shejtanbudallenjtë"/ Patozi: Nuk ia keni futur Ramës, por OSBE-së

“Ligji i arsimit të lartë i Edvin Kristaq Ramës dhe ndrikullës ministre e Arsimit, Lindita Nikolla tregoi qartë se është një disastër. Ky ligj okult dhe klientelist në shpërbim të universiteteve te klienteles private, mbylli dyert e universiteteve publike per te varferit e vendit tone dhe trefishoi shpenzimet e familjeve shqiptare per studimet e femijeve te tyre ne universitete.”, – shprehet ish-kryeministri, teksa thekson se vendi ynë ka tarifat më të larta në rajonin Europian.

Në përmbyllje të komentit të tij, Berisha shprehet se: “Me mijëra të rinj shqiptar që nuk ndjekin dot studimet ne vendin e tyre po braktisin Shqiperine, si vend ne te cilin vdiq endrra e tyre universitare!” /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grupet ne WhatsApp, kriminale/ Lajthit PD, padi me thashetheme dhe pa prova

Publikuar

-

Nga

PD nuk lexon Kodin/ Ankimon rezultatin me fletërrufe të lodhura

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS, 9 dosje në dukje voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

Këto dosje, të cilat PD i paraqiti si të rënda sa u përket provave, po rezultojnë të mbushura me fletë-rrufe, me gafa, pa prova, me thashetheme dhe vetëm me deklarata politike.

Me letra paçavure në sasi të madhe, PD kërkon të ripërsërisë zgjedhjet në 9 qarqe.

Të ashtuquajtura padi, janë qesharake, të shkruara shkel e shko, sa për të kaluar radhën, mbi baza thashethemesh.

Fakt për PD  janë ato çfarë thuhen lart e poshtë dhe jo provat që mund të jenë me figurë, me zë apo dhe denoncime konkrete.

Se si tallet PD  e tregojnë edhe disa pjesë të padive që CNA.al ka siguruar dhe do të sjellë më poshtë.

Pjesë nga një padi për qarkun e Fierit

Në një padi në dosjen e Fierit dhe konkretisht për zonën e Frakullës, nuk paraqitet asnjë provë konkrete, për më tepër PD duket se nuk ka qenë në dijeni as në lidhje me kufizimin e orareve në kuadër të masave anti-covid.

Përgjatë fushatës elektorale, orari i kufizimit, ishte nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22.00 të mbrëmjes, por PD edhe pse nuk respektonte masat  anti-covid në takimet e saj, orarin e mbylljes e ka pasur në orën 20.00.

Qemal Hasani, drejtues i bordit të fushatës elektorale të Partisë Socialiste dhe Sekretar i Grup Seksionit të Partisë Socialiste në zonës e Frakullës zhvillon aktivitet të kundraligjshëm, duke shkelur disa akte ligjore e nën ligjore.

Ky shtetas në kundërshtim me aktin normativ për kufizimin e lëvizjes në lidhje me pandeminë lëviz në orët e vona të natës pas orës 20.00 dhe zhvillon takime me familjet e evidentuara prej tij si votues të Partisë Socialiste, të cilët kanë shfaqur dëshiren e tyre, për të mos votuar më Partinë Socialiste.

LEXO EDHE:  “Hajt se iu nxjerrim ne mos ke merak”/ Rama “kërcënon” qytetaren

LEXO EDHE:  "Mos dëgjoni këta shejtanbudallenjtë"/ Patozi: Nuk ia keni futur Ramës, por OSBE-së

Ky shtetas i kërcënon këta shtetas që të vazhdojnë të votojnë Partinë Socialiste, pasi në rast të kundërt ndaj tyre, do të merren masa nga organet shtetërore si largim nga puna për personat e punësuar në administratë, heqjen e subvencioneve dhe përfitimeve të marra prej fshatarëve në bazë të ligjit apo vendosjen e gjobave prej organeve të rendit e tatimore peë personat e vetëpunësuar.

Ky shtetas shpërndan para në këmbim të premtimit për votimin për Partinë Socialiste në familjet në nevojë të zonës së Frakullës e më gjërë. Ne shprehim gjithë besimin se institucioni juaj, do të veprojë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurim, dhe e presim me vëmendje maksimale dhënien rruge të këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse”, thuhet në një pjesë të padisë për Qarkun e Fierit.

Pra, sipas fjalëve që PD ka dëgjuar lart e poshtë, zgjedhjet duhet të dalin të pavlefshme, pasi drejtuesi i  strukturave të PS, në Frakull, Qemal Hasani ka dalë pas orën 20 të mbrëmjes, edhe pse nuk ka shkelur asnjë akt normativ.

PD quan vepër penal, grupet në WhatsApp

Nuk kanë ndaluar çmenduritë e PD-së me të ashtuquajtura padi. Ata shkojnë deri aty saqë konsiderojnë si provë dhe quajnë vepër penale, grupet e hapura në WhatsApp, të punonjësve të Bashkisë së Kuçocës.

“Sipas informacioneve të publikuara ne media, punonjësit e Bashkise së Kuçovës janë futur në një grup-chat ne rrjetin ËhatsApp, me qëllim që  këta të fundit të udhëzohen për të bërë like, komente dhe share të postimeve të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, me qëllim rritjen e dukshmërisë së faqes së tij dhe përhapjen në mënyrë masive të postimeve me qëllime propagandistike”, thuhet në padi dhe që konsiderohet si prova numër 17./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ibsen Elezi reagon ashpër pas publikimit të fotos me Gjicin/ “Veprim i nxitur nga minjtë e bodrumit”

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi është një nga kritikët më të fortë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pas fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku Elezi shfaqet krah Safet Gjicit, ka reaguar duke thënë se ky është një veprim i nxitur nga ata që sot drejtojnë PD.

Aoi shprehet se drejtuesit aktualë të PD janë një kopje e shëmtuar e ish komunizmit që në thelb kanë shpifjen dhe propogandën.

Per te ardhur keq !Fill te nesermen e protestes “Basha Boll”, ne rrejtin e anetareve te keshillit kombetar te PD, por edhe kudo ne rrjetet sociale e nxitur nga minjte e bodrumit, ridoli nje foto e imja me presidentin e klubit Kukes, e para disa viteve, me komentin se une “jam shitur te Gjici”.

Nuk reagova pasi kam reaguar njehere pas kuvendit te PD-es ne 2018. per te njejten foto.

Ne fakt u shqetesova, jo per veten por per ata.

Ata qe sot “drejtojne” PD dhe jane kopje e shemtuar e ish-komuniszmit qe kane ne themel te punes tyre shpifjen dhe propoganden.

Une vete sjam marre asnjehere me fotot e dikujt por me thelbin e tyre edhe pse fotot e tyre jane te turpshme  per nga permbajtja.

– Fotoja Basha-Rama, eshte simbol i nje marrveshje qe edhe sot mbahet sekret.

– Fotoja Basha-Ruci, eshte nje foto urimi per zgjedhjen e nje te inkriminuari, zhele e sitemit komunist, pas aktiti te tradhetise nga te pakten 5 deputet te PD ne 2013.

– Fotoja Berisha-Ruci, eshte foto festive e nje raporti shume miqesor mesh tyre,  nderkohe qe Rucin e ka  akuzuar  si krimineli qe urdheroi vrasjet e 2 prillit ne Shkoder.

– Fotoja Besniku i Partise-Rama, eshte nje foto nga ceremonia dasmore e Rames, ku Basniku duket si shoqerues i pare dhendrrit

etj. etj. etj.

Ne fakt ketyre palacove ua ka mbyllur gojen deputeti i sapozgjedhur i Kukesit, i cili edhe pse mund te ndaje pikpamje te ndryshme nga une per disa gjera, nuk mund ta kaperdije mentalitetin komunist te shpifjes, pasi e ka vuajtur vete ne kurriz se bashku me familjen e tij.

Per ata qe duan ta dine se sa mund te shitem une, (dmth qe s’jan Kukesian dhe s’me njohin) duhet te pyesin :

Per zgjedhjet e 2001- deputetin Emin Gjana

Per zgjedhjet e 2005- deputetin Fatos Hoxha

Per zgjedhjet e 2009- deputetin Flamur Noka

Per zgjedhjet e 2013- deputetin Alban Zeneli 

Nese ndonjeri nga keta do shprehte  dyshimin me te vogel edhe pse sot mund te jem kundershtar, do mjaftonte qe une mos te dal dhe flas me publikisht.

Me vjen keq per ca paloco miq te facebook qe u entuziazmuan shume dhe sot do demoralizohen”, shkruan Ibsen Elezi në statusin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, edhe pse jemi në mes të majit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në qytetin e Pukës rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE