Connect with Us

BOOM: Në muajin kundër kancerit të gjirit në QSUT mungon Herceptina

Aktualitet

BOOM: Në muajin kundër kancerit të gjirit në QSUT mungon Herceptina

Publikuar

-

Sëmundja e kancerit të gjirit ka marrë përmasa alarmanete!

Sipas të dhënave të QSUT janë 4500 gra dhe vajza që kurohen me këtë sëmundje, përjashto këtu rastet e kurimit në spitalet private apo jashtë shtetit.

Alban Ylli, shefi i sëmundjeve kornike në ISHP tha për BOOM se janë 500 raste të reja që diagnostikohen me këtë sëmundje.

Por në muajin kundër kancerit të gjirit në QSUT mungon, Herceptina medikamenti më i rëndësishëm për këto gra të prekura  nga kanceri i gjirit. Gazetaret e BOOM shkuan në farmacinë QSUT, por u tha se për momentin ky medikament nuk është. Ndërkohë Herceptinën gratë dhe vajzat që vuajnë nga kanceri i gjirit duhet ta marrin në datë të caktuar, pasi në të kundërt sëmundja përkeqësohet.

Por një vështirësi tjetër që pacientet hasin është edhe mamografia falas. Për të bërë mamografinë falas mjekja  i tha gazetares së BOOM se duhen disa dokumenta. Ky varg dokumentash e vështirëson akoma më shumë vizitën për këto gra.

Intervista me Alban Ylli, shefi i sëmundjeve kornike në ISHP

Alban Ylli, shefi i sëmundjeve kornike në ISHP: Në Shqipëri marrin shërbime pranë sistemit publik 4500 gra në vit, të cilat përbëjnë rreth 40-50 mijë vizita në sistemin shëndetësor për shërbimet që marrin, kryesisht për kimioterapi. Ky është një nga numrat më të mëdhenj në lidhje sëmindjet e kancerit.

Gazetarja: Sa raste të reja diagnostikohen në vit?

Alban Ylli, shefi i sëmundjeve kornike në ISHP: Numri i ka kaluar 500, dyshojmë se mund të ketë edhe raste të tjera që shfaqen në popullatën shqiptare dhe ende nuk kapen nga sistemi. Pavarësisht nga ky numër i lartë i diagnozave të kapura ne na shqetëson prirja e cila nuk po shënon ulje.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Një situatë katastrofale që nuk ka ekzistuar më parë

Farmacia e QSUT-DITA 1

Gazetarja: Ka ardhur Herceptina?

Personel QSUT: Do ju lajmërojmë vetë, do t’ju marrim një ditë përpara.

Gazetarja: Kur të vij

Personel QSUT: Do ju marrin ata të administratës në telefon

Gazetarja: Tani për ta ditur, të vij pas një jave, pas 2 javësh?

Personel QSUT: Nuk e di fol më ata.

DITA 2

Gazetarja: Përshëndetje! Kam ardhur të interesohem për ilacin Herceptin që vendoset te kimio terapia.

Personel QSUT: Do ju informojmë. Do t’jumarrë drejtoria në telefon

Gazetarja: Ne nuk na kanë telefonuar

Personel QSUT: As unë nuk di gjë

Gazetarja: Na ndihmoni dot, kur vjen kjo Herceptina ? Pyeta dhe thanë pritet të vijë pas një jave, pas dy javësh, pas një muaji se kemi njerëzit e sëmurë larg.

Personel QSUT: Po dhe ato se dinë mos kujto se ta fshehin ty. Mendoj unë s’ka asgjë për të fshehur.

Vështirësia për të bërë një mamografi

Gazetarja: Mamografia këtu bëhet?

Informacioni: Po në katin e parë majtas.

Gazetarja: Faleminderit

Gazetarja: Mamografia këtu bëhet?

Mjekja imazheriste: Po këtu bëhet.

Gazetarja: Si funksionon, po interesohem për mamin?

Mjekja imazheriste: Me kartë shëndeti, me rekomandim nga mjeku i familjes , të ketë vulën e mjekut të familjes dhe gjinekologut të lagjes që ta bëjë pa pagesë.

Gazetarja: Duhet edhe vula e gjinekologut për të bërë mamografinë?

Mjekja imazheriste: Po po

Gazetarja: Do bëjë një vizitë te gjinekologu, një te mjeku i famljes pastaj vjen ketu e bën.

Mjekja imazheriste: Edhe te ambulanca te infoamcioni pasi dilni, edhe atje një vule edhe te qendra e gruas bëhet regjistrimi. Vjen e bën te dhoma këtu. /Oranews.tv

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  5 milionë dollarë, investim i Bankës Europiane të hedhura dëm

LEXO EDHE:  Denoncimi i deputetit/ Në QSUT është prishur akseleratori, të sëmurët me tumor rrezikojnë jetën

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë pranë Pediatrisë/ Dyshohet për të plagosur

LEXO EDHE:  Falsifikimi i ushqimeve dhe pijeve/ Prokuroria çon në Gjykatë dosjen për 9 persona

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: