LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Popullit denoncon policët/ Torturojnë të dënuarit

16 Tetor 2017, 07:55, Aktualitet CNA

Rastet kur punonjësit e policisë ushtrojnë dhunë ndaj të dënuarve apo atyre që mbahen në paraburgim nuk janë një fenomen i panjohur në Shqipëri, madje disa herë ka pasur denoncime të tilla.

I tillë është edhe rasti i sotëm, i denoncuar nga institucioni i Avokatit të Popullit, i cili  njofton opinionin publik se ka rekomanduar fillimin e hetimeve penale në ngarkim të një punonjësi të Policisë së shtetit, për veprën penale të ?Torturës?.

Avokati i Popullit  ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të hetimeve penale në ngarkim të punonjësit të policisë N/Komisar A.D.  për  një rast në lidhje me qytetarin me inicialet F.B. i dënuar për veprën penale të ?Falsifikimit? me dy vjet heqje lirie.

Për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, i dënuari është transferuar në ambientet e QSUT në masa sigurie.

Gjithsesi, sipas ankesës nga vetë i dënuari si dhe nga konstatimet e bëra nga ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit, i dënuari është mbajtur i lidhur me pranga në krevatin ku vuan sëmundjen, pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë.

Mësohet se kjo sjellje ndaj të dënuarit është kryer në zbatim të një urdhëri nga ana e Nënkomisarit të Policisë, A.D. i cili edhe pse është ftuar të vijë për të dhënë shpjegime në Institucionin e Avokatit të Popullit, e ka injoruar këtë.

Mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerezore dhe element torture si dhe është i përjashtuar shprehimisht nga Manuali i ?Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore?.

Gjithashtu theksojmë se në disa raste edhe Komiteti i Parandalimit të Torturës (KPT) të Këshillit të Europës është shprehur se praktika e mbajtjes së prangosur në spital e personave të burgosur është një akt degradues ndaj individëve dhe duhet zëvëndësuar me masa të tjera alternative sigurie.

Për këtë arsye, Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar: Fillimin e hetimeve penale në ngarkim të punonjësit të policisë N/Komisar A.D. për veprën penale të ?Torturës?, parashikuar nga neni 86 i K.Penal, të ndryshuar.

Marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore kushtesuese të shtetasit F.B., duke i hequr prangat dhe mos mbajtjen e tij të lidhur pas krevatit gjatë kurimin në QSUT ?Nënë Tereza? Tiranë.

Marrjen e masave të menjëhershme për njohjen e punonjësve të Policisë së Shtetit me Manualin e ?Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore?, miratuar me Urdhrin nr. 736, datë 27.09.2011 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Përgjithësimin e këtij rasti me qëllim që të mos përsëritem më raste të tilla të shkeljes së të drejtave themelore të shtetasve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Analizimin e këtij rasti dhe nëse rezultojnë përgjegjësi administrative marrjen e masave përkatëse./ CityNews

Lajmet e fundit nga