LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Meta: Alpet Shqiptare më të bukura në botë

15 Tetor 2017, 10:28, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta, na ka zbuluar se ku është duke i kaluar pushimet, pas turit dy ditor që zhvilloi në Kosovë.

?Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ?Syri i Kaltër? në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ?Syrin e Kaltër? këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona?, ka thënë presidenti Meta.

Nëpërmjet postimit Ilir Meta është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike. /CityNews

&;

Lajmet e fundit nga