LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët e dënuar për vrasje, përdhunim dhe drogë ekstradohen nga Anglia

15 Tetor 2017, 06:48, Aktualitet CNA

Tre shtetas shqiptarë të dënuar në Angli për vepra të rënda penale janë ekstraduar për të vuajtur në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit.

Të ekstraduarit janë të dënuar për vrasje, trafik droge dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Pasi është pranuar kërkesa e tyre që të transferohen për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare, Interpol Tirana ka bërë ekstradimin me njoftim paraprak. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ekstradimi i tyre është kryer në orën 12:30 të së mërkurës.

Ata janë Massimo Fishti, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar me 21 vite burg për vrasje, Sadri Lika, 38 vjeç, nga Durrësi, i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge, dhe Edison Mulaj, 21 vjeç, nga Kukësi, i dënuar me 12 vjet burg për përdhunim e grabitje.

Lajmet e fundit nga