LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkaktoi disa vatra zjarri/ Arrestohet autori

15 Tetor 2017, 08:51, Aktualitet CNA

Policia Vlorë në vijim të punës së tyre për goditjen e paligjshmërisë dhë vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit të cilët kryejnë vepra penale kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një shtetasi i cili rezulton autor i shkaktimit të disa vatrave zjarri në fshatin Zvërnec.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Panajot Rina, 58 vjeç, banues në fshatin Zvërrnec, Vlorë.

Nga hetimet e kryera në pronat me ullinj të disa banorëve të fshatit Zvërrnec kanë rënë disa vatra zjarri prej të cilave janë shkaktuar pasoja të rënda materiale, nga të dhënat hetimore ka rezultuar se autor i zjarrvënieve është shtetasi P. R./CityNews

Lajmet e fundit nga