LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Bushati bashkëbisedim me maturantët e shkollës "Halim Xhelo" në Vlorë

15 Tetor 2017, 09:42, Aktualitet CNA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit në Vlorë, në kuadër të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, u ndal në një bashkëbisedim me maturantët e shkollës “Halim Xhelo”.

Perspektiva e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, mundësitë e studimit jashtë dhe rritja e standardeve brenda vendit ishin disa nga temat që u prekën gjatë këtij bashkëbisedimi. Nga ana e nxënësve pati interes të gjithanshëm duke nisur nga çështjet diplomatike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare deri tek angazhimi personal për të gjithë ata që aspirojnë të bëhen pjesë e politikës.

Ministri Bushati u shpreh mjaft i kënaqur me çështjet që ngritën të rinjtë duke i inkurajuar ata të bëhen pjesë aktive e jetës shoqërore për të kontribuar për vendin./CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga