LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha incident me të rinjtë e CDU-së/ Përplas delegacionet

15 Tetor 2017, 18:20, Aktualitet CNA

Të rinjtë Kristian Demokrate të kancelares Angela Merkel kanë zhvilluar kongesin e tyre të rradhës, një aktivitet i madh dhe mjaft i rëndësishëm për këtë organizatëtë të të rinjve të kacelares Gjermane.

Në këtë aktivitet të zhvilluar nga data 6 deri në 8 tetor ka qenë i ftuar edhe Forumi Rinor  i Partisë Demokratike, ku mësohet se ka pasur edhe një përplasje të stimuluar e nxitur nga kryetari i Partisë demokartike Lulzim Basha.

Burime thanë për CityNews.al se për herë të parë në historinë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, por edhe të të rinjve të CDU-së, Shqipëria paraqitet me dy delegacione.

Delegacioni i parë ka qenë ai zyrtar ku Formi Rinor i Partisë Demokratike është paraqitur me kryetarin e  këtij forumi Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferri, sekretar i marrëdhënieve me jashtë në FRPD.

Nga ana tjetër në këtë aktivitet ka pasur edhe një delegacion tjetër të çuar nga Lulzim Basha. Juela Hamati ka qenë personi i dytë që ka shkuar në këtë aktivitet me urdhër të Lulzim Bashës megjithse zonjusha nuk ka asnjë poizicion politik në FRPD pasi është larguar nga funksionet disa javë më parë.

Delegacioni zyrtar është gjendur përballë një personi të tretë që fliste në emër të FRPD dhe PD. Një skandal dhe nje rast i paprecedent ku të rinjtë demokratë shkojnë tek kristian demokratët gjermanë dhe partnerët e tyre duke u paraqitur në dy delegacione, çka tregon qëndrimin dhe ndarjen e thellë që Lulzim Basha kërkon tju shkaktojë të rinjve demokratë dhe këtë e bën edhe në sytë e ndërkombëtarëve.

Prania e dy delegacioneve ka sjellë habinë dhe çudinë sepse kristian demokratët gjermanë nuk kanë qenë në dijeni që do të kishte një delegacion të dytë  pasi ka pasur vetëm një ftesë zyrtare.

Por Lulzim Basha nuk mundi ta shmangte ai qëllim kishte nxitjen e incidentit, ai donte delegacionin e tij, në të kundërtën e asaj që tha pak ditë më parë në takimin me të rinjtë, pra që do ti bashkonte ata dhe do ti mbështeste në strategjinë e tyre dhe punën e tyre për ringritjen e forumit rinor të PD.

Basha që në hapin e parë, që në momentin e parë, në veprimin e parë i përçan ata, i çon në dy delegacione, përpiqet të ketë një dy grupime, atë që ai do ta mbajë nën kontroll dhe që atij i intereson,  pra që kontrollohet prej tij dhe prej familjarëve të tij dhe grupimi tjetër që është FRPD reale, të rinjtë demokratë militantë të cilët aderojnë Forumin Rinor të Partise Demokratike, por nuk janë ata që i servilosen kunatit dhe familjarëve të Lulzim Bashës, apo thjesht dhe vetëm ti mbajnë pishën kreut të PD.

I ndodhur përballë këtij fakti  se tek të rinjtë kristian demokratë në Gjermani, tek të rinjte e kancelares Merkel do të shkojë një delegacion që ndoshta Lulzim Bashës nuk do i pëlqente, ai ka nisur delegacionin e tij duke kryer një veprim sa qesharak aq dhe të turpshëm politikisht duke dubluar delegacionin dhe duke cuar një delagcion tjetër që ai të merte informacion se çfarë ndodhte, duke treguar se ai nuk ka besim tek të rinjtë demokratë nuk ka besim tek delegacioni zyratr i FRPD. Ndryshe nga sa foli disa ditë më parë në mledhjen e kryesisë me të rinjtë e FRPD Lulzim Basha me veprime tregon krejt të kundërtën. Këtë e bën edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë./Citynews.al

Lajmet e fundit nga