Connect with Us

Kush i mundi anglo-amerikanët Kim Filbi apo Sigurimi shqiptar?!

Aktualitet

Kush i mundi anglo-amerikanët Kim Filbi apo Sigurimi shqiptar?!

Publikuar

-

E vetmja përpjekje e perëndimit për ta rrudhur jo thjesht për të bllokuar zgjerimin e “perandorisë” së sovjetike ishte tentativa në vitet  1949-1951 për të rrëzuar me armë qeverinë staliniste të Enver Hoxhës, një regjim kukull i sovjetikëve në brigjet e Adriatikut. Kjo tentativë dështoi plotësisht. Perëndimi (kryesisht anglo-amerikanët) në Operacionin Valuable (Fiend) humbën prestigj, fonde, armatime etj, ndërsa antikomunistët shqiptarë dështimin e paguan me kokë. Rreth 300 prej tyre u vranë në përleshje me Sigurimin, apo u ekzekutuan me vendim gjyqi ose në rastin më të mirë u dënuan me qindra vite burg.

Propaganda komuniste shqiptare atëhere dhe propaganda e majtë sot i qëndrojnë fort tezës se ishin djemtë e Sigurimit tonë, që ua vunë kufirin të thana CIA-s amerikane, SIS-it britanik, UDBA-së jugosllave, E-Division të Shtabit të përgjithshëm grek përfshirë këshilltarin amerikan (grek etnik) Tomas Karamensines, e natyrisht esdhe SIFAR-it italian. Afër tezës së komunistëve shqiptarë, qëndron edhe ndonjë personalitet perëndimor si ish kryeministri Bler, aq shumë i dashuruar familjarisht me paranë!

E vërteta është ndryshe!

Një nga të paktët desantë të mbetur gjallë në mesin e viteve 90-të, Mete cami pinjoll i familjes Tagaj, një derë e madhe e Camërisë kjo, personalisht në bordin e jahtit të tij Linda III më ka thënë se ishte Kim Filbi dhe një tjetër pederast i rrjetit të spiunve të famshëm sovjetikë të Kembrixhit (Burges-i), që spiunonin te rusët thuajse për cdo zhvillim të rëndësishme të operacionit Valuable. Spiunimet filluan pasi tre grupe të armatosura shqiptarësh antikomunistë u futën me sukses në Shqipëri nga Greqia në pika të tilla të kufirit tokësor si: Theollogo, Catistra dhe në verilindje të fshatit Lopës në Camëri.

Pas thuajse 70 vjetësh nga fillimi i Operacionit Valuable, i quajtur Operacioni Fiend nga CIA, për përmbysjen e regjimit komunist të Dullës (E.H.), vetë rusët ia nxorrën bojën sukseseve të Sigurimit shqiptar. Në kuadrin e propagandës kinse patriotike putiniane për rolin e Ushtrisë së Kuqe dhe të shërbimeve sekrete për ta mbrojtur Nënën e shenjtë Rusi nga sulmet e të huajve, në Moskë u hap një ekspozitë për Kim Filbin, kryespiunin rus në rradhët e shërbimit sekret britanik. Në ekspozitë u bënë të njohura për herë të parë për publikun një sërë materialesh në lidhje me Filbin dhe spiunllëqet e tija në favor të sovjetikëve. Ndër të tjera u ekspozua informacioni i parë i shifruar i Filbit (shiko faksimilen e informacionit në shifër të personalizuar për tu përdorur vetëm nga Filbi dhe rezidenti sovjetik, që mbante lidhje me të), për sa i përket Operacionit Valuable (Fiend). E përkthyer në anglisht pjesa më pikante e këtij spiunllëku është: is a copy of a September 1949 intelligence report sent to Stalin and his foreign minister, Vyacheslav M. Molotov, based on information provided in London, presumably by Mr. Philby. It details secret Anglo-American plans to train “émigré-fascists” from Albania in Malta and the Greek island of Corfu and send them back to Albania to start a “partisan movement” against the Communist government of Enver Hoxha. It says chillingly that the information had been passed on to a Soviet adviser to Albania’s Interior Ministry so that it could “take corresponding measures.” Në shqip: Është një kopje e shtatorit 1949 e informacionit të zbulimit dërguar Stalinit dhe ministrit të jashtëm Molotov , bazuar në informacione të ardhura nga Londra, nga Filbi. Në të jepeshin në DETAJE planet anglo-amerikane për transferimin e “emigrantëve-fashistë” shqiptarë nga Shqipëria në Maltë dhe në Ishullin grek të Korfuzit e më pas të ridërgoheshin në Shqipëri për të nisur nëj “lëvizje guerrilje” kundra qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Në të thuhet në mënyrë të acartë që informacioni iu dërgua këshilltarit sovjetik pranë Ministrisë së Brendshme (shqiptare), kështu që ajo ministri “të merrte masat përkatëse”. Këto dokumente të bëra publike në shtator 2017 nga rusët provojnë se informacioni i detajuar për cdo hollësi të operacionit Valuable (Fiend) anti hoxhist erdhi nga rusët d.m.th. Sigurimi ka zero merita pë informacionin.

LEXO EDHE:  Zbardhen komunikimet e Sotir Martinit me agjentët e CIA/ Ja si Ahmet Zogu synonte rrëzimin e regjimit të Hoxhës përmes operacioneve nga Egjipti

Zero merita ka Sigurimi edhe për ideimin dhe drejtimin e operacioneve në terren kundra desatëve antikomunistë. E vetmja meritë e Sigurimit është ajo e hyzmetqarit, që ka zbatuar me zell e me përpikmëri cdo plan e urdhër të këshilltarëve sovjetikë deri në nivel brigade! Theksojmë se në kohën e “muajit të mjaltit” shqiptaro-sovjetik numri maksimal i sovjetikëve të atashuar pranë Ministrisë së Brendshme shqiptare ishte 24 vetë duke filluar nga daktilografistja me gradën tetare (N.A. Kazllova) e deri te kryekëshilltari gjen/maj. A. G. Sokollov. Këshilltarët e parë sovjetikë për Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë mbërritën në Portin e Durrësit në fund të nëntorit 1948 në bordin e avullores “Krasnja Krym”. Ishte pikërisht këshilltari Pallkovnik Gllaskov, që në fund të shtatorit 1949 i përcolli Mehmet Shehut informacionin e Filbit, bashkë me hollësi të tilla si vendkalimet tokësore të  grupeve desante, apo koordinatat e vend parashutimeve të grupeve aerodesante.

Sigurimi ynë thjesht kryente rolin e hamallit për të zbatuar në terren planet e sovjetikëve. Theksojmë se nuk ishin thjesht informacionet e Filbit e më vonë të spiunit tjetët anglez Burges-it, por ishte edhe drejtimi operativ në terren i sovjetikëve. Ata praktikisht komandonin sigurimsat, policët dhe forcat e ndjekjes në terren për të vrarë e kapur cdo desant të hyrë në territorin shqiptar. Kadri Hazbiu e Mark Dodani, Mihallaq Zicishti e Gjeli Argjiri etj. ishin thjesht hyzmeqarë të sovjetikëve në tërë operacionet anti desant. Sovjetikët e drejtonin Ministrinë e Brendshme Shqiptare në mënyrë kapilare. Fjala vjen Drejtoria e Kufirit dhe Ndjekjes kishte këshilltar nën/kol. B.K Kapjallkin, Brigada e mbrojtjes Bregdetare (që do përballej me grupet e desantuara nga deti si psh,. ai i desantuar afër Dukatit në natën e 4 tetorit 1949) kishte si këshilltar për kundërzbulimin nën/kol. N.P. Zverev. Cdo brigadë kufitare kishte këshilltarin e vet, ndërsa komandanti dhe politruku (si bicim komisari) shqiptar ishin thjesht “masha” në duart e këtyre këshilltarëve sovjetikë. Brigada e Parë Kufitare Korcë kishte si këshilltar sovjetik nën/kol I.A. Kobko. Brigada e Dytë Kufitare Sarandë kishte si këshilltar nën/kol A.K. Beljakov. Sigurimsat shqiptarë as edhe qentë e kufirit nuk arrinin t’i stërvisnin pa ndihmën e shokëve sovjetikë. Është për të qeshur e për të qarë që edhe Shkolla e Qenve e Ministrisë së Brendshme kishte këshilltar sovjetik majorin A. M. Grigoriev. Sa shanse kishte Sigurimi ynë të mundte nja 5 shërbime zbulimi lokale dhe të rangut botëror, kur i duhej këshilltari sovjetik edhe për të stërvitur qentë e Ministrisë së Brendshme?!?!?!?! Kol. David Smailin, antikomunistët shqiptarë të trajnuar prej tij në Fort Bingemma në Maltë si edhe 5 shërbime zbulimi nuk i mundi Sigurimi i Shtetit por nja dy pederasë (biseksualë) “uritha”,  spiunë sovjetikë si Filbi dhe Burges-i! Fundi i fundit edhe Trojën nuk e mundi trimëria e cartur e akejve, por ai kali prej druri…

Nga GJERGJ THANASI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali/FBI kërkon llogari nga CIA për rrjedhjen e dokumenteve

LEXO EDHE:  15 vjeçari që ia hodhi CIA-s dhe vodhi dokumentet e klasifikuara

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Zbardhen komunikimet e Sotir Martinit me agjentët e CIA/ Ja si Ahmet Zogu synonte rrëzimin e regjimit të Hoxhës përmes operacioneve nga Egjipti

LEXO EDHE:  Zbardhen komunikimet e Sotir Martinit me agjentët e CIA/ Ja si Ahmet Zogu synonte rrëzimin e regjimit të Hoxhës përmes operacioneve nga Egjipti

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: