LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harta territoriale / Tabaku: Rama dështoi, debat për ndarje të re

15 Tetor 2017, 19:35, Aktualitet CNA

Partia Demokratike synon që krahas bisedimeve për Reformën Zgjedhore, pjesë e tryezës të bëhet edhe ndarja territoriale.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, në një intervistë për televizionin Ora News, është shprehur se reforma territoriale dhe harta e miratuar vetëm me votat e mazhorancës, ka treguar se është një dështim. Për këtë Tabaku kërkon bisedë me qeverinë edhe për këtë çështje.

“Bashkitë u ndanë thjesht për llogari elektorale. Në qoftë se themi se reforma territoriale do të kursejë 80 mln dollarë, sot sipas Ministrisë së Financave, reforma territoriale shpenzon 60 mln dollarë më shumë se ç?shpenzonte para vitit 2014.”, – tha Tabaku, ku shtoi se kjo ndarje territoriale ka dështuar edhe në shërbimin ndaj qytetarëve.

Sipas deputetes demokrate, reforma është e cunguar, e kësisoj lipset bisedë dhe ndërhyrje në të.

“Po shumëzojnë me zero Kushtetutën dhe po krijojnë këto mekanizma që në fund të ditës do të luajnë funksionin e qarkut, do të mbledhin funksionet e Arsimit, Bujqësisë, etj pa e ndryshuar Kushtetutën. Së pari, është antikushtetuese dhe së dyti, nuk ka për të funksionuar. Që kjo reformë territoriale të kishte disa rezultate të pritshme, duhej që ne të kishim ndjekur një rrugë tjetër dhe të mos shihnim interesin elektoral”, – u shpreh Tabaku. /CityNews

Lajmet e fundit nga