LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Francë dënohen 16 shqiptarë për trafik droge

15 Tetor 2017, 09:56, Aktualitet CNA

Gjykata e qytetit Annecy dënoi 17 persona (16 shqiptarë dhe një algjerian) për trafik ndërkombëtar droge. Banda e strukturuar kriminale përbëhej nga: kapobanda, furnizuesit dhe shpërndarësit e drogës. Kryesisht trafikohej heroinë afgane e më pak kokainë.

Në një vit të ardhurat e kësaj bande narkotrafikantësh shquiptarë  shkonin mbi 750 000 euro. Dënimet e dhëna nga gjykata franceze varionin nga 18 muaj burg në 7 vjet për kapobandën. Ky është edhe cmimi në vite burgu, që paguajnë shqiptarët për t?I siguruar vetes jetën luksoze me makina të shtrenjta, me blerje apartamentesh duplex në Tiranë e Durrës, me veshje firmato e me shkuma parti në rezorte të shtrenjta!/CityNews

Gjergj THANASI

Lajmet e fundit nga