LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja nga Masakra e Lushnjës / Si u tentua eliminimi në grup

15 Tetor 2017, 15:20, Aktualitet CNA

Autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Lushnjë, Laert Haxhiu, lëvizte lirisht dhe i armatosur në qytetin e Lushnjës, ndonëse ai ishte person në kërkim për një tjetër tentativë vrasjeje një vit më parë.

Bëhet fjalë për atentatin e dështuar ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i cili mbeti i plagosur bashkë me mikun e tij, Sajmi Xhelili. Ndonëse ishte në kërkim, Haxhiu nuk i bindej as urdhrave të Policisë, duke i sfiduar ata haptazi në këtë qytet. Siç rezulton edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Lushnjës, në ngarkim të Haxhiut është regjistruar një çështje penale më 11 prill të këtij viti.

Bëhet fjalë për një kallëzim nga ana e Policisë së Shtetit për veprën penale ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?. Nisur nga mekanizmi i ngjarjes së tri ditëve më parë, grupi i hetimit ka hedhur dyshime se qëllimi i dy autorëve, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, ka qenë eliminimi në grup i të rinjve. Kjo, edhe për shkak të lidhjeve të forta që ata kishin me shënjestrën kryesore të këtij atentati, Xhulio Shkurtin. Sipas të dhënave, ky i fundit e kishte kushëri viktimën, Jurgen Hoxha.

Ndërsa me Sajmir Xhelilin, ishin miq të afërt, me të cilin, madje, u plagosën së bashku në atentatin e datës 25 shtator 2016. Edhe viktima tjetër e këtij atentati, Zamir Latifi, mësohet se shërbente si truprojë e Xhulio Shkurtit. Për të gjitha këto lidhje me njëri-tjetrin, grupi hetimor ka hedhur dyshime se qëllimi ka qenë eliminimi në grup i tyre.

Dyshohet se informatori i grupit, që është afruar me ?Benz? dhe më pas ka hapur zjarr, i ka sinjalizuar ata për vendin e saktë se ku ndodheshin të rinjtë. Më pas, dyshohet se ai është larguar për t?u lënë terren të lirë atentatorëve, pa qenë në dijeni se, në fakt, shënjestra kryesore, Xhulio Shkurti, ishte ndarë nga grupi vetëm pak minuta pas largimit të tij.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes i ka pohuar grupit hetimor se pasi njëri nga autorët pa viktimat në tokë, ai ka dalë nga makina ku ka vrapuar pak metra, me qëllim për të eliminuar edhe Sajmo Xhelilin. ?Autori i maskuar, pasi ka shkrehur breshërinë e automatikut dhe ka parë që njëri nga shënjestra ishte larguar, me armë në dorë e ka ndjekur nga pas. Ai ka hyrë në ambientin e brendshëm të lokalit dhe pastaj ka dalë pas ndërtesës për ta kërkuar.

Në këto momente, pjesa tjetër e autorëve, nga makina, i kanë thirrur që të kthehet në automjet për t?u larguar pasi në vendin e ngjarjes mund të mbërrinte policia?, deklaron dëshmitari K.L. Policia, tashmë, po heton për identifikimin e personit të tretë (nuk përjashtohet dyshimi që të kenë qenë edhe katër), i cili ka ndihmuar dy autorët që të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani, Policia ka shoqëruar 30 persona për t?u marrë në pyetje për ngjarjen. Veç dëshmitarëve, të shoqëruarit janë edhe të afërm apo miq të të dy palëve, të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen./Panorama.com

Lajmet e fundit nga