LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi / Sponsorizuesi i PS-së mban peng 3 ditë një qytetar, policia fshehu ngjarjen

15 Tetor 2017, 17:01, Aktualitet CNA

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të mbërritur në adresë të tij, të një punonjësi të policisë, i cili i shkruan se si policia nuk ka reaguar ndaj një rrëmbim personi, edhe pse ajo ishte në dijeni, por rrëmbyesit ishin persona të kapur pas pushteti.

Në mesazhin në fjalë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, ndërsa qytetari i cili u la i lirë 3 ditë pas rrëmbimit, përfundoi në reanimacion në gjendje të rëndë. Sipas tij edhe pse ai kishte deklaruar se ishte marrë peng nga Renato Cami, sërish e ndryshoi dëdhminë pasi ishte goditur sërish nga ushtarët e këtij të fundit, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë.

?Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.? – shkruhet në mesazhin e publikuar. /CityNews

Lajmet e fundit nga