LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Xhafaj takim urgjent me policinë e Lushnjes

14 Tetor 2017, 18:57, Aktualitet CNA

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim urgjent në  komisariatin e Lushnjes, i shqëruar nga Drejtori i Policisë, Haki Çako.

Burime nga policia bëjnë të ditur se tema e takimit ishte situata e krimit që sundon qytetin dhe  atentati i ndodhur dy ditë më parë  ku mbetën të vdekur dy persona.

Xhafaj urdhëroi kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në fjalën e tij ministri Xhafaj u shpreh se do të merren masa të ashpra për efektivët që tolerojnë. Më tej ai u dha mbështetje shërbimeve policore duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.

Sipas Xhafajt grupet kriminale duhet të vihen përpara drejtësisë me çdo kusht./CityNews

Lajmet e fundit nga