LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i gjallë çifti zvicerian që humbi dje/ Gruaja në gjendje shoku

14 Tetor 2017, 09:58, Aktualitet CNA

Çifti zvicerian, i cili ishte deklaruar i humbur, është gjetur i gjallë, në ujërat e territorit grek.

Peter Kaser dhe gruaja e tij Vera Kaser u deklaruan të humbur ndërkohë që ishin duke lundruar me një varkë të vogël në ujërat tona në afërsi të Borshit, por më pas ajo ishte përmbysur.

Qendra e bashkuar operacionale e Forcave të armatosura në bashkëpunim me autoritetet greke kanë gjetur shtetasin zviceran, Peter Kaser dhe gruan e tij në ujërat e territorit grek.

Peter Kaser është dërguar në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërkohë edhe gruaj u dërgua në spital në gjendje shoku./ CityNews

Lajmet e fundit nga