LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitorja e anti-reformistëve/ SPAK dhe Byroja e Hetimit zbresin në fund të listës

14 Tetor 2017, 15:39, Aktualitet CNA

Nga sa duket falangat e painteresuara për të përfunduar në kohë reale procesin e vetingut  dhe reformën në drejtësi po ja dalin ti shpien prapa liste dy strukturat goditëse të saj: njesinë SPAK dhe Byronë e Hetimit.

Duke shpresuar në një kushedi çndodhi të pritëshme, me lojrat e tyre të pasens, antireformistët kanë mundur që deri tani ti spostojnë afatet dhe të bëjnë që nga brenda këtij viti nisjen e luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta ta shtyjnë për në verën e vitit 2018.

Nëpërmjet publikimit të një analize gazeta ?Sot? thotë se nga të gjitha afatet e proceseve reformuese të drejtësisë SPAK me Byroja e Hetimit do të jenë institucionet e fundit që do të ngrihen. Nëse vijohet me këtë ritëm, atëherë me shumë gjasë SPAK do të jetë gati në qershor, megjithse Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do jenë gati në nëntor të këtij viti dhe në fund të dhjetorit pritet të publikojnë të dhënat e para për emra konkretë.

Pas vetingut do duhet të nisë puna për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Institucionet po punojnë me përzgjedhjen e anëtarëve. Secila do të ketë nga 11 anëtarë, por deri më tani mungojnë anëtarët nga pedagogët, shoqëria civile, gjyqtarët dhe prokurorët. Megjithatë pritet që deri në fund të vitit të jenë përzgjedhur anëtarët.

Pasi të përzgjidhen, do të duhen 2-3 muaj që KLGJ e KLP të jenë funksionale.Kjo pasi anëtarët e saj duhet që të kalojnë vetingun, ndërkohë që duhet të rekrutohet stafi, duhet të hartohet struktura organizative, rregulloret, etj.

Nëse punohet me ritëm të shpejtë, por që gjasat janë të pakta, KLGJ e KLP janë gati në mars, shkruan ?Sot?, që në vijim njofton se më pas vjen radha e SPAK. Por ligji për luftën ndaj korrupsionit ka një përcaktim interesant, pasi SPAK nis të ngrihet 2 muaj pas ngritjes së KLGJ e KLP. Kjo do të thotë se SPAK afatin ligjor e ka në qershor 2018. Por edhe nëse nis në këtë periudhë, efektet e para mund të jenë në fund të 2018. Vetë organet e vetingut po marrin 4-5 muaj kohë që të jenë funksionale, ndërkohë që SPAK do të dojë shumë më shumë kohë, pasi do zgjidhen anëtarët, do kalojnë vetingun, etj. Pra çdo ditë që kalon me zvarritjen e vetingut, me zvarritjen e KLGJA dhe KLP, shtyn për muaj të tërë SPAK, institucionin ku janë varur gjithë shpresat e shqiptarëve.

Lajmet e fundit nga