Connect with Us

Amerikanët zbarkojnë në Shqipëri/ Rama në panik, paralajmëron kriminelët

Aktualitet

Amerikanët zbarkojnë në Shqipëri/ Rama në panik, paralajmëron kriminelët

Publikuar

-

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi në një shkrim të postuar në rrjetet sociale ka bërë një analizë të seancë së djeshme parlamentare, e cila zgjati rreth 14 orë.

Duke ju referuar një deklarate të Ramës, sipas të cilit “në muajin nëntor do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ekspertë të luftës së krimit të organizuar”, Bledi Kasmi ngre pyetjen “Po përse duhet të vijnë këta ekspertë në një vend ku Kryeministri sapo ka marë një mandat të fortë dhe është i pa kapur nga krimi? Përse duhen këta ekspertë kur ne kemi një ministër të Brendshëm pa lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge?”

Dhe përgjigja sipas tij është se në fakt deklarata e Ramës dje në Parlament ishte shenjë paniku, por edhe për të larë duart si ponc pilati me krimin e organizuar, duke i dhënë mesazhin atyre që do të arrestohen se unë nuk kam çfarë t’u bëj më se në dorë tani punën do ta marrin amerikanët dhe gjermanët.

Në një analizë të shkurtër, Bledi Kasmi e krahason zbarkimin amerikan në Shqipëri me atë që ka ndodhur në Kolumbi, kur kanë vrarë Eskobarin, me atë që ka ndodhur në Panama me diktatorin Noriega, që pasi u arrestua edhe u ekstradua dhe u dënua në Shtetet e Bashkuara, dhe rasti i tretë i një ndërhyrje të tillë sipas tij është paralajmëruar se do të ndodhë së shpejti në Shqipëri.

 

Nga Bledi KASMI/ Ata e kanë me ty

Seanca e djeshme në Parlament shërbeu për të kuptuar jo vetëm realitetin e krimit të organizuar në Shqipëri, lidhjet e tij me politikën dhe ndikimin që ka patur në zgjedhje, sepse këto dihen dhe janë të faktuara në të gjitha raportet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, por për të kuptuar një detaj të ri nga strategjia e ardhshme e opozitës.

Nga shqiptarët në sheshe, tek zbarkimi amerikan. Çfarë paralajmëroi dje Basha në Parlament me shprehjet “laku sa ka filluar të të ngushtohet”, “do t’ia dëgjosh krismën shumë shpejt” dhe “komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq” apo “do ta shikoni përmes reagimit ditët e radhshme të partnerëve ndërkombëtarë”?

Këto pyetje retorike dhe paralajmërime të Bashës për atë që pritet të ndodhë gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme sollën një reagim të sforcuar të Ramës, i cili la të kuptohet një detaj të fortë politik, sipas të cilit “në muajin nëntor do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ekspertë të luftës së krimit të organizuar”.

Po përse duhet të vijnë këta ekspertë në një vend ku Kryeministri sapo ka marë një mandat të fortë dhe është i pa kapur nga krimi? Përse duhen këta ekspertë kur ne kemi një ministër të Brendshëm pa lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge?

Ardhja e këtyre ekspertëve është afishuar dje nga Rama në Parlament në shenjë paniku, por edhe për të larë duart si ponc pilati me krimin e organizuar, duke i dhënë mesazhin atyre që do të arrestohen se unë nuk kam çfarë t’u bëj më se në dorë tani punën do ta marrin amerikanët dhe gjermanët.

Nuk do të pijnë më ujë as frazat e përbetuara tek bosët e krimit si në rastin e Shijakut të Durim Keçit “se sa të jem unë Kryeministër nuk do të ketë bir nëne të të arrestojë”.

E vërteta është shumë më e hidhur se sa ajo që artikulon Rama. Në një deklaratë publike në një konferencë shtypi, Prokurori Antiamafias italiane deklaroi nga Tirana disa muaj më parë se dyshimet janë që paratë e krimit të organizuar shqiptar po shkojnë si financime të terrorizmit.

Kjo deklaratë kaloi në heshtje nga qeveria dhe shtypi i kapur. Një Prokuror i Antimafias italiane nuk flet kuturu, aq më tepër kur kemi të bëjmë me të vetmin vend sot në Europë, i cili thuajse nuk është prekur nga vala e terrorizmit, çka dëshmon për një nivel mjaft të lartë të strukturave të sigurisë. Duket se zhvillimet kanë shkuar shumë larg.

Deklaratat e Bashës dje në Parlament kanë paralajmëruar zhvillime të forta në drejtim të luftës së krimit të organizuar gjatë javëve të ardhshme, jo nga qeveria e Ramës, e cila e ka humbur plotësisht e besueshmërinë tek ndërkombëtarët, por nga strukturat partnere që kanë vendosur të zbarkojnë.

Rama do të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten, vetëm se koka e tij është sot në tepsinë e krimit. A po synon të shpëtojë duke kërkuar statusin e të “Penduarit” duke ftuar amerikanët dhe gjermanët të çbëjnë strukturat krim-shtet që ai ka ngritur në katër vite dhe duke shpresuar që ai vetë të mos preket?

Zbarkimi amerikan do të ketë shumë zhvillime. Nuk duhet harruar se janë raste të rralla në botë kur ata kanë vendosur të ndërhyjnë në vende sovrane.

Ka ndodhur në Kolumbi, kur kanë vrarë Eskobarin, ka ndodhur në Panama me diktatorin Noriega, që pasi u arrestua edhe u ekstradua dhe u dënua në Shtetet e Bashkuara, dhe rasti i tretë i një ndërhyrje të tillë është paralajmëruar se do të ndodhë së shpejti në Shqipëri./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Rama në New York/ Takohet me presidentin Donald Trump

LEXO EDHE:  Dështimi i qeverisë “Rama”/ Zbardhen shifrat alarmante të vjedhjeve

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Arrestimi i kampionit të mundjes/ Artan Hoxha publikon fotot me Ramën dhe Berishën

LEXO EDHE:  Rama, një memec përballë Blushit/ Nga Andi Bushati

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: