LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e fortë/ Krimi bashkëpunon me nivelet më të larta qeveritare

14 Tetor 2017, 10:36, Aktualitet CNA

Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Sipas kreut të opozitës, krimi bashkëpunon me nivelet më të larta të qeverisë.

?Ne synojmë realizimin e reformës zgjedhore, nëpërmjet së cilës kemi për qëllim dekriminalizmin e zgjedhjeve dhe në funskion të kësaj është futja e sistemit elektronik dhe biometrik. Kjo do të shmangë mbledhjen e kartave dhe presionet në ditën e votimit?-u shpreh Basha.

Gjithashtu Basha tha se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e institucioneve përkatëse për dekriminalizmin e zgjedhjeve, dhe që kriminelët të gjenden përballë forcës së pakundërshtueshme të ligjit.

?E para gjë që duhet bërë është goditja e kupolës kriminale në politikë. Ngritja e krimit të organizuar është produkt i investimit të krimit në politikë dhe e politikës te krimi. Krimi ka mbështetur Ramën në zgjedhje, ndërsa Rama e ka mbështetur duke i dhënë pushtet. Duhet të shpërbëhet lidhja e shtetit me krimin?- deklaroi ndër të tjera Basha./ CityNews

Lajmet e fundit nga