Connect with Us

Tabaku – Majkos: Politika zgjedh krimin, jo krimi politikën!

Aktualitet

Tabaku – Majkos: Politika zgjedh krimin, jo krimi politikën!

Publikuar

-

I menjëhershëm ka qenë reagimi  i deputetTabakut ndaj fjalës së Majkos, ku pranoi fenomenin e shitjes së votës, teksa deklaroi se ekziston një kategori e veçantë e njerëzve të tillë.

Sipas Tabakut, kjo që u pranua e dhe vetë nga Pandeli Majko, tregon se nuk është krimi që zgjedh, por politikanët ata që e zgjedhin krimin.

Ky është reagimi i plotë i Tabakut në Facebook:

Degjova reagimin e Z Majko qe ekzistojne nje kategori njerezish qe shesin voten. Jo Z. Majko nuk ekzistojne nje kategori njerezish qe shesin voten, por nje kategori politikanesh qe shkojne dhe kerkojne te blejne voten. Ekziston nje kategori politikanesh qe shkon dhe sistematikish thote voten ose dritat, voten ose legalizimin, voten ose leket! E kjo eshte nje fatkeqesi ne Shqiperine e 2017! Nuk na zgjedh ne krimi, por zgjedhim ne krimin aty ku nuk mund te fitojme e ky eshte turpi i ketij parlamenti, turpi i politikes sot!

Është mëse e vërtetë që zgjedhjet dhe krimi nuk kanë qenë fort të distancuara edhe më parë, ka pasur forca politike që kanë përdorur krimin për të marrë pushtetin. Ka pasur edhe forca politike që kanë futur pas hekurave të burgut grupet kriminale që bënin ligjin në Shqipëri. Por, në dijen time politike kurrë zgjedhjet nuk janë rrezikuar kaq haptazi nga krimi i organizuar.
Në vitin 2015, unë me shumë gjasa me naivitet mendova që raporti i OSBE nuk mund të ishte më i keq se aq. Qartësisht ai raport zgjedhor akuzoi qeverinë për gjithë skemën e manipulimit të ushtruar në rang kombëtar, Korça 2013 kishte evoluar në Shqipëria 2015. Mirëpo qeveria e mori me lehtësi raportin dhe vazhdoi të këmbëngulte në sjelljen e saj! E Dibra 2016, evoluoi në Shqipëria 2017!

Por raporti i këtij viti i OSBE ODHIR ishte një procesverbal i plotë i gjithë abuzimeve nga fondet publike, shtrëngimin e administratës civile e deri tek kriminelët në kuvend dhe fushatën elektorale.
Lexoni raportin e Këshillit të Europës se çfarë thotë për zgjedhjet në vendin tonë. Shumë prej vetë interlokutorëve të vëzhguesve i kanë transmetuar atyre se presioni nga ana e qeverisë ka qenë jo vetëm ndaj nëpunësve civilë por edhe ndaj të punësuarve në sektorin privat. Raporti i Këshillit të Europës nënvizon se persona me lidhje të forta me Krimin e Organizuar kanë ndikuar në procesin elektoral. Sikundër për opozitën edhe për to, ky mbetet një shqetësim i madh sepse disa prej këtyre personave dikur kanë qenë anëtarë të kësaj salle dhe janë përjashtuar me ligjin e dekriminalizimin e ndërsa sot vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të partisë politike në pushtet.

LEXO EDHE:  Panik në politikë/ Mbi 900 zyrtarë rrezikojnë arrestimin 

Natyrisht, kjo që përmenda më sipër nuk është alibia ime për të justifikuar humbjen tonë. Nuk jam prej tyre që fajin e nis nga tjetri pa parë më së pari nga gabimet e vetes.
Mirëpo kjo nuk zhbën atë që përmenda dhe është problemi themelor që sot për sot i kanoset shoqërisë sonë, është sëmundja që po ia merr frymën pak nga pak lirisë.

Prandaj reshtni së menduari për pushtetin e sotëm, ka ardhur koha të hedhim hapat për reforma që do të ndryshojnë mënyrën se shqiptarët do të zgjedhin. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me formën e përzgjedhur për betejën e kandidatëve por me detyrimin tonë për të krijuar mekanizmat ekuilibrues në një sistem zgjedhor që sot komandohet nga forcat politike por që ne duhet t’ia kthejmë qytetarëve. Kështu që askush prej nesh apo prej jush të mos komprometojë votën e shqiptarëve dhe të vendosë interesat partiakë përpara zgjedhjes së tyre.

Kjo duhet të jetë Shqipëria e 2017, Shqipëria në Europë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Publikuar

-

Nga

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

LEXO EDHE:  28 Nëntori/ Politika shqiptare sërish feston e ndarë

LEXO EDHE:  “Tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin”/ Yuri Kim jep mesazhin e fortë

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE