LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet ndaj LSI/ Rama shpall vendet vakante për regjistrues në Hipoteka

13 Tetor 2017, 06:56, Aktualitet CNA

Duke përsëritur ritualin e tij të përditshëm, ku ju uron shqiptarëve ?mirëmëngjes? nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, kryeministri Rama sot ka shpallur kandidimin për vendet e lira të punës për regjistrues në zyrat e pasurive të paluajtshme. Pasi shpalli vendet vakante për 26 drejtues në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Rama sot ka shpallur vendet e lira edhe për regjistrues në këto zyra.

?Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Regjistruesve në 26 Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme?- shkruan Rama.

Gjithashtu Kryeministri Rama thotë se ?Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 25 Tetor dhe për t’u njohur me kushtet e kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë?./ CityNews

 

Lajmet e fundit nga