LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrirja e ministrive / Ja cili ministër do të ketë në varësi ALUIZNI-n

13 Tetor 2017, 16:51, Aktualitet CNA

Shkrirja e disa ministrive, ka bërë që drejtori dhe agjenci të ndryshme në Administratën Shtetërore, të kalojnë në duart e të tjera ministrive.

Kjo ka ndodhur edhe me Agjencinë e Lekalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), e cila me anë të një vendimi të qeverisë kalon në përgjegjësi të Ministrisë së Drejtësisë. ALUIZNI, që drejtohet nga Aratan Lame, ishte nën Ministrinë e Zhvillimit Urban, e cila u shkri nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se së bashku me ministritë janë shkrirë apo do të shkrihen 27 drejtori të ndryshme. /CityNews

Lajmet e fundit nga