LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrat e Ramës si taksi, në Parlament për të votuar dhe do rikthehen në Vlorë

13 Tetor 2017, 18:02, Aktualitet CNA

Ndërkohë që qeveria “Rama 2” ndodhej në Vlorë në një bashkëbisedim me qytetarët dhe bizneset për buxhetin e vitit 2018, ata kanë vendosur të rikthehen në sallën e Kuvendit, për të votuar.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur burime të “CityNews.al”, pranë qeverisë, të cilët u shprehen se axhenda e qeverisë në Vlorë do të vijojë sërish pas votimit në Kuvend, pasi ministrat janë deputetë dhe duhet të plotësohet kuorumi që të bëhet votimi.

Korespondenti i “Citynews.al”, thekson se mjetet kane dalë nga Vlora me drejtim Tiranën. /CityNews

Lajmet e fundit nga