LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

13 Tetor 2017, 06:15, Aktualitet CNA

Përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend, bënë qe seanca e djeshme e shtyrë për në orën 17:00 të pasdites të shtyhet sërish për ditën e sotme në orën 08:30.

Dje pasi deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk është bindur për të lënë sallën e Kuvendit,  kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në zbatim të rregullores ka mbyllur seancën dhe ka kërkuar  zhvillimin e saj ditën e nesërme.

Flamur Noka edhe pse u përjashtua nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ai nuk pranoi të lërë sallën, pasi sipas tij ai që duhet të linte sallën ishte kryeministri Rama. Deputeti demokrat tha se fyerja e këtij të fundit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ?Ah ti ke rrjedhur!?, ishte arsyeja e debatit dhe reagimit të të tij.

Ky i fundit kishte kërkuar fjalën për procedurë, por Ruçi nuk e pa të arsyeshme që t?ia jepte fjalën, gjë së solli pezullimin e seancës dhe mbajtjen e saj në 17:00.

Por sërish u shty seanca si shkak i mosbindjes së tij për të lënë sallën./ CityNews

Lajmet e fundit nga