LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënoi me jetë konkurrentin në biznes / Arrestohet nga policia

13 Tetor 2017, 18:18, Aktualitet CNA

Policia e Tropojës ka arritur të vërë në pranga një shtetas, i cili ka kërcënuar konkurentin e tij në biznes.

Si pas policisë, i arrestuari është shtetasi Arben Kërrnaja, i cili ka kërcënuar shtetasin R. Pojanaku, përfaqësuese i një kompanie që merrej me mbledhjen dhe përpunimin e gështenjave.

ka qenë Pojanaku ai që ka kallëzuar në polici kërcënuesin, pasi ai i kishte thënë se ose duhej të hiqte dorë nga mbledhja e gështenjave ose do të kishte probleme serioze me jetën.

Pas kësaj policia i ka vënë prangat Arben Kërrnajës, mbi të cilin rëndon akuza “Konkurrencë e paligjshme”, me dhunë e kanosje. /CityNews

Lajmet e fundit nga