Connect with Us

Ilir Rusmali: Fati i reformës zgjedhore dhe interesat e partive

Aktualitet

Ilir Rusmali: Fati i reformës zgjedhore dhe interesat e partive

Publikuar

-

I ftuar ne studion e lajmeve te RTSH, Ilir Rusmali analizoi zhvillimet me te fundit te politikes dhe me menyre te vecante, nismen per ngritjen e komisionit te reformes zgjedhore.

Ne lidhje me kete nisme dhe me propozimet e trajtuara gjate diteve te fundit ne media, Rusmali u shpreh:

Gazetarja: Cfare pritet te ndodhe tani me reformen zgjedhore qe nuk ka ndodhur ne kater vitete e shkuara?

Rusmali: Sot Parlamenti prodhoi nje lajm te mire dhe nje lajm te keq. Lajmi i mire esht qe procesi i reformes zgjedhore po nis qe ne fillim te legjislatures. Kjo esht gje shume e mire per reformen ne vetvete por edhe per angazhimin e paleve. U le kohe te mjaftueshme per debat dhe u le kohe te mjaftueshme per te gjetur zgjidhje racionale. Lajmi i keq eshte qe palet jane ende ne pozicione ekstremisht te kunderta me njera-tjetren. Kete e tregoi qarte debati qe u zhvillua ne seancen e sotme parlamentare. Do jete e veshtire qe te afrohen dhe do te jete e veshtire qe procesi i negociatave dhe i diskutimeve brenda komisionit ad-hoc te rrjedhe natyrshembdhe ne menyre konstruktive. Do kete shume debat dhe ndoshta ne ndonje nga ceshtjet e rendesishme mund te mos kete zgjidhje.

Gazetarja: Sikurse edhe thate palet jane ende larg dhe pikat ku ato ndahen jane te shumta megjithate a eshte nje opsion qe mund te vendoset numerimi elektronik?

Rusmali: Une kam pershtypjen qe mese ne anlizojme deklarimet politike te te gjitha paleve duket sikur shanset jane shume te mira per kete. Perdorimi teknilogjise ne zgjedhje te pakten per sa i perket ambjentit politik shqiptar nuk duket sikur ka kundershtare. Kundershtaret e vetem qe jane shorehur ne menyre te vazhdueshme per kete jane nderkombetaret. Nderkombetaret jane shume skeptik ndaj perdorimit te teknologjise sidomos jane skeptik ndaj besimit absolut qe politika shqiptare i ngarkon teknologjis. Mderkomebatret kane nje sjprehje: teknilogjia qe te mund te perdoret kerkon si parakusht BESIMIN. Nuk esht instrument qe sjell besimin. Ambjenti shqiptar pergjithesisht nuk e ka kete perceptim. Do te jete objekt debati dhe besoj qe do te kete brenda ketij debati edhe zgjidhje racionale.

Gazetarja: A ardhur koha per ta ndryshuar sistemin zgjedhor sic duket se opozita ne fakt mendon dhe kerkon?

Rusmali: Nese do ta anlizojme nga nji kendveshtrim kushtetues, sistemet zgjedhore duhet te jene gjerat qe i qendrojne me gjate nji kuadri ligjor. Sistemet zgjedhore qe te kene efekt ne politike duhet te jene poaq solide dhe te forta sa eshte edhe Kushtetuta e vendit. Ne kemi tentuar vazhdimisht te eksperimentojme. E kemi konsideruar gjithmone teme te dites sistemit sepse politika shqiptare tek sistemi ka pare instrumentin qe e ndihmonte per te fituar zgjedhjet. Dhe ky esht gabimi infantil i politikes shqiptare. Sistemet nuk te japin vota. Sistemet nuk te ndihmojne qe te fitosh maxhorancen. Sistemet jane rregulla loje te barabarta per te gjitha palet me vartesi nga pesha politike qe kane palet. Nese eshte i mire per PS esht po aq i mire per PD. Mese esht i keq per LSI esht po aq i keq per partit e tjera qe jane te nji permase politike me te. Nese esht i keq per partit ose i mire per partit joparlamentar eshte po aq i keq per te gjithe. Sistemi esht neutral ndaj politikes adresimi i ceshtjes tek sistemi duket sikur fsheh brenda vetes nji problem te madh qe do te dali rruges gjate negociatave. Problemi i madh esht qe ne zgjidhjen e halleve qe ka shqiperia ne raport me zgjedhjet kemi tendencen ta kerkojm gjuthmone te instrumentat e gabuara. Nese halli i madh qe ne kemi sot psh esht shitblerja e votes dhe esht teme e rendesishme e opozites sot, zgjidhja kunder shitblerjes se votes nuk eshte kurre ndryshimi i sistemit siskurse nuk eshte zgjidhja adoptimi i teknologjise ne zgjedhje.

LEXO EDHE:  Sërish në listë për deputete/Mehmetaj: Këto zgjedhje jemi forcë e pare!

Gazetarja: Nje ligj elektoral mund ta ndaloje shitblerjen e votes?

Rusmali: Sic thote raporti i ODHIR shitblerja e votes ndalohet nga vullneti politik i paleve. Ne shqiperi ka qe nga 1990 qe ne zgjedhje ka fenomene te shitblerjes se votes. E kane denoncuar ne menyre permanente partite politike, si rregull humbesit, jane angazhuar prej njezete ca vjetesh qe do ta luftonin por ka deshtuar gjithmone. Ka shitblerje votash sepse ka treg per shitblerjen e votave. Por tregun per shitblerjen e votave e krijojn partit politike nuk e krijojn shitsit apo blersit. Nese ne taktikat elektorale te partive politike hyn edhe shitblerja nuk ka ligj qe e eleminon. Duhet ta eleminoje vullneti politik. Rekomandimi nr 1 i OSBE/ODHIR synon pikerisht kete. Te fuse ne Shqiperi vullnetin politik armiqsor ndaj shitblerjes se votes. Cudia esht qe rekomandimet i lexojn te gjithe pa perjashtim por asnjeri nuk ndalet tek rekomandimi nr 1 ta marre ate seriozisht dhe te angazhohet seriozisht per veten e vet se do ta plotesoje. Edhe debatet e sotme parlamentare nuk ju referuan fare gjese me te rendesishme qe thote raporti i OSBE/ODHIR, pavaresisht se te gjithe thone njelloj qe pranojn njelloj.

Gazetarja: Mendoni se kjo reforme eshte iniciative e partive te medha per ti eleminuar ato me te vogla?

Rusmali: Synimet per ti sherbyer interesit te ngushte partiak, kane qene prezente ne te gjitha reformat zgjedhore qe jane bere ktu. Por per te gjitha partite kane fituar synimet per ti sherbyer interesit te ngushte partiak te partive te medha. Se ata kane peshen me te madhe. Ka pasur vazhdimisht perpjekje per gjitheperfshirje. Ka pasur vazhdimisht perpjekje per dialog. Ne fund fare i eshte sherbyer interesit politik te atij qe ka votat. Sigurisht kjo nuk esht zgjidhja me e mire per kushtet e shqiperise por une do isha shume naiv nese do te thoja qe kte here palet do ti sherbejne interesit te popullit do harroj interesin e tyre. Do ta shohim edhe kte here kte fenomen.

Gjithe perpjekja e shoqerise duhet te jete qe ti perqase interesat e shoqerise me ato te partive por kjo perqasje nuk vjen nga partite. Vjen nga presioni qe ben shoqeria civile organizatat e saj, opinioni publik, media, dhe opinionistet. Nese ky presion do te jete i madh dhe do te kete ne qender te vemendjes interesin e shqiptareve edhe politika nuk do i shmanget dot interesit te shqiptareve. Perndryshe secili do ndjeke interesin e vete te ngushte. /gazetatema.net

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Sërish në listë për deputete/Mehmetaj: Këto zgjedhje jemi forcë e pare!

LEXO EDHE:  “Opozita u tërhoq me bishtin ndër shalë”/ Sherefedin Shehu paralajmëron pazarin e radhës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Tahiri: Dekriminalizimi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

LEXO EDHE:  Tahiri: Dekriminalizimi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: