LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çrregullime të zemrës?/ Në Spitalin Amerikan me Elektrofizologjinë trajtoheni pa operacion dhe ilaçe

13 Tetor 2017, 12:34, Aktualitet CNA

Probleme të lindura të zemrës, apo kirurgjia kardiake mund të shkaktojnë  çrregullimin e ritmit të zemrës. Veç kësaj stresi emocional mund të shkaktojë të njëjtin çrregullim dhe diagnostikimi jo i duhur ka bërë që vazhdimisht pacientët të trajtohen me ilaçe të panevojshme, që jo vetëm nuk e kanë përmirësuar gjendjen, por e kanë përkqësuar. Identifikimi i saktë i këtyre çrregullimeve, por edhe trajtimi i duhur i tyre në Spitalin Amerikan bëhet me anë të trajtimit elektrofiziologjik. Ju nuk do të keni më nevojë, të shkoni në urgjencën e spitalit sa herë krizat e aritmisë ju përsëriten. Zgjidhja përfundimtare, jepet me metodën më efektive e cila i jep zgjidhje përfundimtare këtyre çrregullimeve. Shërbimi i kardiologjisë në Spitalin Amerikan është guri i parë i themelit dhe krenaria e këtij spitali. Në Shqipëri është e vetmja qendër e specializuar që prej 10 vjetësh diagnostikon gjithçka dhe ndërhyn në gjithçka ka të bëjë me zemrën.

 

Po cfarë është elektrofizologjia?

Elektrofiziologjia është një test i cili  përdoret për të matur aktivitetin elektrik të zemrës dhe për të diagnostikuar aritminë ose rrahjet e parregullta të zemrës. Pra procedura e elektrofiziologjisë mundëson diagnostikimin e aritmisë e përçueshmërive anormale në rrugët e zemrës, që trajtohen duke përdorur një metodë të quajtur ablacion/amputim (kateterizim me valë, radiofrekuencë) sipas nevojës. Ablacioni/Amputimi me kateter, është një procedurë e cila përdoret për të trajtuar disa lloje të aritmive. Kjo procedurë kryhet nga kardiologët të cilët janë të specializuar në elektrofiziologji për vendosjen e kateterit.

Sa zgjat procedura?

Procedura e elektrofiziologjisë dhe amputimit me kateter mund të zgjasë nga  3 deri në 6 orë.  Kateteri  vendoset në dy enët e mëdha të gjakut ? një në qafë dhe  tjera në ije ? që hyjnë në anën e djathtë të zemrës. Vendosja e kateterit nga të dyja enët e gjakut (qafë dhe ije), bëhet në mënyrë që mjeku specialist  të gjejë burimin e ritmit  jonormal të zemrës dhe ta largojë atë. Elektrofizologjia nuk lë shenja të të qepurave në trup. Edhe  kur kateterat largohen nga zona e qafës dhe ijëve, do të ju mbetet vetëm një vrimë e vogël që duket si një pickim .

Sa ditë duhet që të rekuperohet pacienti?

Pas procedurës ju mund të ktheheni në shtëpi në të njëjtën ditë, apo të qëndroni vetëm një ditë në spital dhe në mëngjes do të largoheni duke vazhduar jetën si zakonisht./ CityNews

Lajmet e fundit nga