LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahmetaj i kundërpërgjigjet Bashës: Gishtin drejtoje nga vetja

13 Tetor 2017, 12:19, Aktualitet CNA

Pasi ka marrë fjalën në Kuvend, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u është përgjigjur akuzave të liderit të PD-së, Lulzim Basha sa i takon rezultateve zgjedhore të 25 qershorit në bashkinë e Kavajës.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj hodhi poshtë pretendimet e Bashës se ministri kishte pësuar humbje në Kavajë, ndërsa theksoi se gishtin duhet ta drejtojë nga vetja.

Ndër të tjera Ahmetaj u shpreh se ?Paskam ngrënë unë dru? Do më shijonte druri nga populli i Kavajës nëse do ishte e vërtetë. Dru hëngrët ju dhe atë gishtin lart mos e ngrini. Gishtin Basha ta drejtojë nga vetja. Mos ju duhet, si dihet. Ju keni administrator, monumentin shumë dimensional të dështimit institucional. Administratorit do ia përmend në vazhdimësi. Nuk kam mbaruar, jam ministër.?/ CityNews

Lajmet e fundit nga